Superkupa e Europës/ Kampionët e Sitit zbresin në fushë, dy skuadrat kërkojnë të thyejnë tabunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2023 | 10:18

Superkupa e Europës/ Kampionët e Sitit zbresin në fushë, dy skuadrat kërkojnë të thyejnë tabunë

Mançester Siti dhe Sevilja do të tentojnë sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 trofeun e parë në Europë për sezonin e ri, pasi dy skuadrat luajnë në finalen e Superkupës së Europës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Athinë

superkupa

Qytetarët vijnë si fituesit e Ligës së Kampioneve dhe përballë tyre do të jetë fituesit e Ligës së Europës. Të dyja skuadrat kanë mbyllur një sezon mjaft të mirë, sidomos anglezët që arritën të fitonin edhe tripletën, ndërkohë që kjo është hera e parë që dy skuadrat takohen në një finale.

Superkupa e Europës ka një statistikë mjaft interesante pasi në 8 finalet e fundit, 6 prej tyre kanë shkuar me shtesa dhe në këto 6 finale, ka qenë pjesëmarrëse edhe Sevilja, aty ku ka humbur 3 të tilla. I vetmi ekip që e ka fituar Superkupën nga dy skuadrat, është Sevilja dhe e ka bërë në vitin 2006, kur në finale ka mundur Barcelonën.

21:00 MANÇESTER SITI – SEVILJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"