Superiorja U-21/ Sfida për kreun e renditjes, dy gola vendosin ndeshjen mes Vllaznisë dhe Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 17:08

Superiorja U-21/ Sfida për kreun e renditjes, dy gola vendosin ndeshjen mes Vllaznisë dhe Laçit

Është luajtur ditën e sotme ndeshja e fundit për javën e 12-të në Kategorinë Superiore për 21-vjeçarët.

laci vllaznia u-21

Në fushë zbritën Vllaznia dhe Laçi, një ndeshje që pritej me interes të madh, pasi do të përcaktonte edhe skuadrën që do të merrte kryesimin e renditjes. Ndeshja është mbyllur në barazim 1-1.

Kurbinasit kaluan të parët në avantazh me Rapon në minutën e 31’, ndërsa shkodranët barazuan shifrat në minutën e 69’ me golin e Mali. Kështu Laçi ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe merr kryesimin e renditjes, ndërsa Vllaznia qëndron në vendin e 3-të me 26 pikë.

RENDITJA:

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"