Superiorja nis pa gola, Korabi dhe Laçi ndajnë nga një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2016 | 15:46

Superiorja nis pa gola, Korabi dhe Laçi ndajnë nga një pikë

Korabi dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë të këtij sezoni për Kategorinë Superiore që u luajt në “Selman Stërmasi”.

korabi laci

Një pjesë e parë pa shumë raste për t’u shënuar, ndërsa e dyta ka pasur më shumë lëvizje dhe gjuajtje në portë, sidomos kur po afrohej fundi i këtij fraksioni loje. Por në fund, barazimi ka qenë rezultati më i merituar i dy skuadrave të cilat si objektiv kanë mesin e tabelës së klasifikimit.

Minutë pas minute

90’+4’ Pas katër minutash shtesë mbyllet pa gola kjo ndeshje e parë e Kategorisë Superiore për këtë sezon.

90’+3’ Shpëton porta e Korabit. Pinto gjuan nga distanca dhe topi devijohet në mënyrë të rrezikshme, duke përfunduar jashtë.

90′ Adelaja i afrohet golit të fitores. Sulmuesi i Korabit përfiton nga një harkim i Zefit dhe gjuan me kokë, por topi përplaset te Selmani dhe përfundon jashtë.

Capture

85’ Harkim i Peposhit nga e majta, topi te Nexhipi i cili gjuan fluturimthi por nuk koordinohet siç duhet dhe sfera përfundon jashtë.

81’ Tashmë Laçi provon vetëm nga jashtë zonës, ndërsa Korabi mundohet të gjejë hapësira nga krahët, por pa prodhuar shumë raste të rrezikshme. Të dy skuadrat kanë humbur qartësinë e manovrës së tyre.

75’ Në fushën e lojës edhe Nderim Nexhipi. Mesfushori është menjëherë i rrezikshëm pas një kombinimi me Plakun, por Selmani shpëton portën.

71’ Aksion i rrjedhshëm i Korabit që i afrohet shumë golit. Prifti hedh topin në zonë për Adelaje por gjuajtja e këtij të fundit godet shtyllën. Vijërojtësi ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

68’ Pas një goditje nga këndi, Çela gjuan me të djathtën në qendër të zonës së Laçit, por sfera përfundon larg shtyllës së djathtë pingule. Rasti më i mirë për ekipin e Korabit në këtë duel.

63’ Tashmë të gjithë lojtarët e Korabit mundohen të gjejnë Plakun, i cili është pozicionuar në qendër përkrah Adelaja.

61’ Shumë lëvizje nga të dy skuadrat, por asnjëra prej tyre nuk është konkrete dhe nuk arrin të godasë në portën kundërshtare.

56’ Aksion i Peposhit nga e majta, top në qendër për Adelaja por sulmuesi nuk arrin sferën

55’ Portieri malazez kërkoi ndërhyrjen e stafit mjekësor pasi kishte probleme në dorën në bërrylin e djathtë, me lojën që rifilloi pas dy minutash.

52’ Gjuajtje e fortë e Malindit, por nuk krijon problem për Vujadinoviç, i cili është gjithmonë i vëmendshëm.

48’ Një shi i rrëmbyeshëm po penalizon pak lojën e dy skuadrave. Ka shumë qarkullim, por vazhdon i njëjti skenar si në pjesën e parë, ku topi kalon sa në njërën gjysmëfushë, ashtu edhe në tjetrën.

46’ Pjesa e dytë fillon me ndryshime të Korabi. Largohet Mziu, për t’i lënë vend Plakut i cili është huazuar vetëm dy ditë më parë te dibranët nga Skënderbeu.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë

45’ +1’ Mziu gjuan drejt portës, por nuk ka forcën e duhur për të shqetësuar Selmanin i cili pret në pozicion.

45’ Dy minuta shtesë në pjesën e parë, për shkak të ndërprerjeve të shumta për dëmtime.

44’ Vujadinoviç largon një top që po i drejtohej zonës së tij me një grushtim vendimtar.

39’ Pinto shmang mbulimin e mbrojtjes, gjuan me të djathtën por nuk gjen katërkëndorin e Vujadinoviç. Shpërdoron një rast të mirë Laçi që duket më kërkues në këto momente.

36’ Gjuan nga larg Pinto, topi kalon jashtë, në të djathtë të Vujadinoviç.

33’ Një seri faullesh në mesfushë, por nuk ndryshon shumë në rrjedhën e lojës, pasi skuadra e kanë të vështirë të prodhojnë raste të rrezikshme.

30’ Përsëri probleme për Shetën, me Mërgjyshin që nxjerr në nxemje Premçin pasi kapiteni po vuan dëmtime të njëpasnjëshme.

27’ Dy skuadrat janë të paqarta në aksionet e tyre, pasi i afrohen zonës kundërshtare por mungon pasimi i fundit.

19’ Selmani kontrollon një moment të rrezikshëm para portës së tij, duke mos i mundësuar Jubanit që të rrezikojë katërkëndorin.

17’ Sheta kthehet i fashuar në kokë në fushën e lojës.

13’-15′ Ndërprerje për pak minuta e lojës për shkak të një dëmtimi të Shetës dhe Malindit, të cilët u përplasën me njëri-tjetrin dhe u detyruan të largoheshin për pak çaste nga fusha e lojës.

8’ Iniciativa e lojës është kryesisht e Korabit që dëshiron të debutojë me një sukses në këtë edicion.

5’ Skuadrat shkëmbejnë shpesh zotërimin e topit, por për momentin asnjë rast për t’u shënuar nga dy ekipet që startuan këtë kampionat.

1′ Laçi luan topin e parë. Fillon Kategoria Superiore

laci

Korabi – Laçi 0-0

Korabi: Vujadinoviç, Nako, Prifti, Sheta, Çela, Mziu (46′ Plaku), Veliaj, Kaja (82′ Zefi), Peposhi, Jubani (74′ Nexhipi), Adelaja

Trajner: Artan Mërgjyshi

Laçi: Selmani, Musaj, Qaqi, Lulaj, Shala, Malindi, Toski, Kastrati (68′ Bruno), Lushkja, Pinto, Akuino

Trajner: Marçelo Troisi

KV: Veliaj, Kaja, Zefi / Kastrati

Gjyqtar: K. Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"