SUPERIORE/ Kreu, “Final 4” dhe mbijetesa, njihuni me dy sfidat e para të javës së 15-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 8:30

SUPERIORE/ Kreu, “Final 4” dhe mbijetesa, njihuni me dy sfidat e para të javës së 15-të

“Abissnet Superiore” luan ditën e sotme javën e 15-të, me katër skuadra që zbre4sin në fushën e lojës.

Abissnet-superiore

Në orën 13:30, Egnatia pret në Rrogozhinë Vllazninë. Të dyja skuadrat vijnë me ide të qarta, ku kërkohet vetëm fitorja. Rrogozhinasit nuk duan ta lëshojnë kreun, teksa kuqeblutë duan të lënë pas krizën dhe të ngjiten në zonën e “Final 4”.

Gjithsesi kjo gjë do të vendoset dhe nga sfida tjetër e ditës së sotme, ajo mes Skënderbeut dhe Erzenit që luhet në orën 17:00. Korçarët nuk duan ta lëshojnë vendin e tyre në “Final 4”, por një fitore e shijakasve do t’i ngjiste këta të fundit aty, ndërsa ekipi i Gvozdenoviç do të shkonte afër zonës së ftohtë të mbijetesës.

NDESHJET:

EGNATIA – VLLAZNIA 13:30

SKËNDERBEU – ERZENI 17:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"