SUPERIORE/ Katër skuadra në fushë për tre pikë, njihuni me sfidat e ditës së sotme në javën e shtatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 8:20

SUPERIORE/ Katër skuadra në fushë për tre pikë, njihuni me sfidat e ditës së sotme në javën e shtatë

“Abissnet Superiore” luan dy sfidat e radhës të javës së shtatë, me katër skuadra që zbresin në fushë për tre pikët.

superiore

Kukësi do të presë në orën 14:00 Erzenin. Verilindorët kërkojnë t’i japin një “shkelm” krizës, ndërsa shijakasit duan të lënë pas atë disfatë ndaj Skënderbeut dhe të rikthehen te fitorja.

Në orën 18:00, Dinamo dhe Vllaznia do të masin forcat në “Elbasan Arena”. “Nëndetësja” kërkon të vazhdojë ritmin e fitoreve pas triumfit në Laç, ndërsa shkodranët duan të ruajnë pozitat në “Final 4”.

NDESHJET:

KUKËSI – ERZENI 14:00 “KUKËS ARENA”

DINAMO – VLLAZNIA 18:00 “ELBASAN ARENA”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"