Sulmuesi titullar largohet nga klubi i Kategorisë së Parë dhe firmos te Labëria: Më ofruan kontratën e duhur financiare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 13:40

Sulmuesi titullar largohet nga klubi i Kategorisë së Parë dhe firmos te Labëria: Më ofruan kontratën e duhur financiare

Xhulio Mirani shpalli “divorcin” me Butrintin. Memalioti, edhe pse kishte një kontratë me opsion rinovimi me sarandjotët, ka vendosur që të marrë tjetër drejtim për karrierën e tij. Është vetë sulmuesi 26- vjeçar që e konfirmon këtë për “Panorama Sport”, teksa thotë:

Mirani

“U ndava më shumë se miqësisht. Iu jam mirënjohës të gjithë sarandjotëve për vlerësimin, duke filluar nga trajneri Miltidhjadh Gurma, administratori Kostandin Zaro dhe presidenti Ardin Gurma. Butrinti ishte një eksperiencë shumë pozitive në karrierën time. E respektoj dhe i mbetem mirënjohës Butrintit.

Tani do të luaj për Labërinë. Kjo zgjedhje, pasi Labëria më ofroi kontratën e duhur financiare, ndaj dhe nënshkrova për një sezon. Ofertat nuk më kanë munguar. AF Luftëtari është një nga skuadrat e fundit dhe jo i vetmi që kërkoi shërbimet e mia si sulmues. AF Luftëtarin e kam në zemër. Do të vijë ora dhe koha e duhur, për t’u bërë pjesë e bluzinjve”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"