Sulmuesi i Orikut shpall “divorcin”: Më mbeti peng “play out”-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 16:00

Sulmuesi i Orikut shpall “divorcin”: Më mbeti peng “play out”-i

Oriku nuk do të ketë më shërbimet e Klodian Nurit. Sulmuesi konfirmon largimin e tij nga bregdetarët, ndërsa në pritje të tij është Turbina.

nuri

Në një prononcim për “Panorama Sport”, lojtari shpall “divorcin” dhe rrëfen se pengu më i madh ishte mungesa në ndeshjen e “play out”-it me Butrintin. Autori i tre golave me orikasit nuk luajti dot, pasi ka qenë i shtruar në spital. “Nuk jam më pjesë e Orikut. Aventura ime me atë klub ka përfunduar.

Më vjen keq dhe e kam peng që nuk luajta në ndeshjen e fundit që Oriku zhvilloi me Butrintin në ‘play out’, por isha në spital dhe bëra një operacion në menisk. Këtë muaj do të jem gati dhe pritet t’i rikthehem aktivitetit. Kam disa oferta nga ekipe të Kategorisë së Parë, do t’i shqyrtoj dhe do të vendos për të ardhmen”, përfundon Nuri.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"