Sulmuesi i Milanit i dëmtuar dhe kundër kalendarit, Leao: Ndaj Fiores duam të festojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 19:29

Sulmuesi i Milanit i dëmtuar dhe kundër kalendarit, Leao: Ndaj Fiores duam të festojmë

Zhyl Kunde, mbrojtësi i Barcelonës, foli për “Clique TV” dhe dha opinionin e tij për përballimin e ndeshjeve që çdo lojtar është i detyruar të luajë gjatë vitit. Rafael Leao, numri 10 i Milanit që aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim, nuk hezitoi të përgjigjet dhe të ofrojë mbështetje përmes një postimi në “Twitter”.

LEAO

Portugezi e mbështeti kolegun e tij në këtë betejë duke ripostuar fjalët e tij bashkë me katër pika çuditëse. Francezi tha: “PO luhen shumë ndeshje. Ritmi është bërë gjithnjë e më intensiv dhe po ka shumë lëndime. Po ecim me një ritëm që po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Ka gjithnjë e më shumë dëmtime serioze”.

Nuk duhet harruar se Milani do të luajë sot në 20:45 kundër Fiorentinës. Vetë portugezi e ka dhënë mendimin e tij me një postim në rrjetet sociale. “Milan, nesër do të shihemi të gjithë së bashku në “San Siro” për të fituar sërish!!” Fjalë nga një lider i vërtetë ekipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"