Sulmuesi i Luftëtarit, Tuni: E meritojmë kreun, për fitore edhe në Këlcyrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 18:47

Sulmuesi i Luftëtarit, Tuni: E meritojmë kreun, për fitore edhe në Këlcyrë

Shiu nuk e ndali punën në Gjirokastër. Edhe pse reshjet ishin me intensitet të lartë, skuadra vijoi përgatitjet. Ngarkesat nuk munguan, pasi edhe planet ndryshuan. Do të luajnë të hënë, ndaj do të kenë edhe dy ditë më shumë kohë për t’u stërvitur.

luftetari

Këtë javë shkojnë në Këlcyrë dhe synimi është i qartë, të marrin pikët dhe blindojnë kreun e renditjes. Këtë e thotë edhe Vasil Tuni, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”. Sulmuesi paralajmëron vazhdimësinë. “Në katër ndeshjet të luajtura, kemi bërë më të mirën dhe jo më kot jemi në krye.

Pikët e grumbulluara na japin të drejtë që të krenoheni me ecurinë tonë. Rezultatet i kemi merituar, pasi kemi treguar shpirt gare. E megjithatë, duhet kujdes. Gara është vetëm ne nisje dhe ndeshjet vështirësohen. Këtë javë shkojmë në Këlcyrë dhe misioni është fitorja”, përfundoi 21-vjeçari.

TOMOR SHEHU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"