Sulmuesi i Dinamos bashkohet me grupin, por ka pak shanse të luajë kundër Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 12:42

Sulmuesi i Dinamos bashkohet me grupin, por ka pak shanse të luajë kundër Erzenit

Luis Kaçorri është në dyshim edhe për ndeshjen e së dielës me Erzenin. Sulmuesi i dëmtuar në ndeshjen me Skënderbeun dje u bashkua me grupin, pasi kishte bërë më parë stërvitje individuale.

dinamo

Megjithatë, nuk është ende 100% gati dhe stafi teknik do të presë edhe këto dy ditë që ka në dispozicion para sfidës me shijakasit. Vështirë që të aktivizohet golashënuesin më i mirë i skuadrës, sepse do të ishte e rrezikshme për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjasat janë që Kaçorri të grumbullohet për të qenë në stol dhe nëse do të jetë nevoja, mund të zbresë në fushë pak minuta. Kundër Erzenit trajneri Dritan Mehmeti nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Rustem Hoxha, i skualifikuar me kartonin e verdhë të marrë në ndeshjen e fundit në Kukës.

Lajmi i mirë për stafin blu është rikthimi i dy titullarëve, si Baton Zabërgja dhe Bakari Gudiabi. Që të dy do të jenë në fushë nga minuta e parë, ndërkohë që mbetet për t’u parë zgjedhja e trajnerit Mehmeti për sulmin. Në dy ndeshjet e fundit blutë kanë vuajtur pak në lojë, pasi mungesat kanë qenë gjithmonë të pranishme, sidomos në Kukës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"