Sulmuesi beson se Tomori do ta kalojë krizën, Laval: Gati kthesa, me Ziun prioritet taktika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 19:24

Sulmuesi beson se Tomori do ta kalojë krizën, Laval: Gati kthesa, me Ziun prioritet taktika

 

Te Tomori besojnë se do ta kalojnë krizën. Edhe pse kalendarin e kanë disi kundër, shohin kthesën. Këtë e thotë edhe sulmuesi Vahab Laval, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”. Afrikani vlerëson punën që është bërë këtë periudhë nga trajneri Febron Ziu, sidomos në aspektin taktik. “Faza e parë është mbyllur negativisht dhe renditja flet vetë.

TOMORI

Jemi të dëshpëruar për këtë gjë. Nuk i shkon Tomorit ai pozicion. Kjo tregon se lojërat që kemi zhvilluar nuk kanë qenë të bukura. Ne mund të kishim evituar episode të ndryshme që na kanë penalizuar. Jemi të ndërgjegjshëm se duhet të nisim kthesën e menjëhershme dhe përmbysjen e kësaj situate. Po punojmë që në fazën e dytë, të shfaqemi të tjetërsuar. Do të guxojmë më shumë në ndeshjet në transferta, duke kompensuar ato të lëna në shtëpi gjatë fazës parë. Mundësitë i kemi dhe për këtë po punojmë.

E ndiejmë përgjegjësinë dhe detyrimin që kemi, ndaj klubit, presidencës dhe mbi të gjitha tifozëve. Nga e mërkura do të shikoni një skuadër më rezultative. Jemi më të angazhuar se kurrë për të bërë autokritikë dhe në ndihmë po na vjen edhe dora e trajnerit tonë, që i jep prioritet taktikës. Ai po merret shumë me punën individuale të çdo futbollisti. Kjo do të japë shumë shpejt rezultate. Unë jam i bindur, se Tomori do të jetë shumë më ndryshe tani e tutje”, ka thënë “mëngjarashi” i beratasve.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"