Sulmoi trajnerin, arrestohet arbitri në një ndeshje basketbolli mes gjimnazistëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 16:02

Sulmoi trajnerin, arrestohet arbitri në një ndeshje basketbolli mes gjimnazistëve (VIDEO)

Personi i sulmuar është dashur të shtrohet në spital, ku është transferuar nga policia.  Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle AS, një arbitër ndeshjesh është arrestuar orët e fundit. Arsyeja? Ka sulmuar brutalisht trajnerin e Oak Hills, Rob Aleksander në mes të ndeshjes.

arbitri

E gjithë kjo dyshohet se ka ndodhur në një ndeshje basketbolli mes gjimnazistëve dhe ajo që ka ndodhur ka çuar në pezullimin e pashmangshëm të ndeshjes.

Arrestohet arbitri, më pas lirohet me kusht.

Siç shpjegohet nga AS, Brandon Knaper, një gjyqtar i shkollës së mesme amerikane, u arrestua pasi goditi me grusht trajnerin e Oak Hills, Rob Aleksander në mes të ndeshjes pas një shkëmbimi të nxehtë fjalësh. Incidenti, siç raportohet nga gazeta spanjolle AS, shkaktoi anulimin e ndeshjes së basketbollit. Episod i rëndë i cili, siç u përmend, çoi në arrestimin e gjyqtarit të ndeshjes. Konkretisht, sulmuesi, një ish-basketbollist i kolegjit, u dorëzua tek autoritetet dhe u dërgua fillimisht në burg. Megjithatë, ai u lirua pas disa orësh me kusht 25,000 dollarë. Personi i sulmuar është dashur të shtrohet në spital, ku është transferuar nga policia.

Ja linku ku mund të shikoni incidentin:

LINKU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"