Sulmoi Barcelonën, vëllai i Mesit kërkon falje: Po bëja shaka, Katalonja është shtëpia jonë e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 20:41

Sulmoi Barcelonën, vëllai i Mesit kërkon falje: Po bëja shaka, Katalonja është shtëpia jonë e dytë

Vëllai i Lionel Mesit, Matias, ka kërkuar ndjesë te tifozët e Barcelonës pas komenteve denigruese për klubin. Ai tha se “Pleshti” nuk do të kthehej kurrë te Barça dhe nëse kjo do të ndodhte, atëherë presidenti Laporta duhej që të largohej.mes

Por përmes një reagimi në “Instagram”, vëllai i kampionit të botës sqaronte: “Unë dua që të kërkoj falje për atë që thashë në rrjetet sociale. Unë isha thjesht duke bërë shaka me djalin tim dhe shokët. Si mund ta mendoj këtë për një klub aq të madh sa Barcelona, e cila i ka dhënë shumë familjes sime dhe Leos? Për ne, Katalonja është shtëpia e dytë dhe kjo është e ditur. Më vjen shumë keq dhe u kërkoj ndjesë të gjithëve, veçanërisht tifozëve të Barçës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"