Suksesi ndaj skuadrës së Uzunit, Ançeloti i “thur” elozhe veteranit: Është magjik, i pazëvendësueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 10:05

Suksesi ndaj skuadrës së Uzunit, Ançeloti i “thur” elozhe veteranit: Është magjik, i pazëvendësueshëm

Me suksesin kundër Granadës, Karlo Ançeloti i ka bërë nisjen më të mirë një sezoni në La Liga në karrierën e tij me 17 fitore, 2 barazime e një humbje në 20 takimet e para. Pas takimit, tekniku italianin nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin dhe faktin që skuadra po bind. Ançeloti nuk i ka kursyer as përgëzimet për Toni Krosin.

anceloti

“Ishte një fitore e merituar. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, e kemi kontrolluar si duhet takimin, kemi qenë të përqendruar dhe nuk kemi rrezikuar thuajse asgjë në prapavijë. Ishte shumë e rëndësishme që e kemi mbajtur portën të paprekure, pastaj golat vijnë, nuk ka rëndësi kush shënon.

Kros? Është një lojtar i shkëlqyer, është i pazëvendësueshëm edhe kur nuk luan”, tha Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"