Suksesi ndaj “Djajve të kuq”, Van Gal pranon epërsinë e kundërshtarit: Belgjika? Më e mirë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 14:49

Suksesi ndaj “Djajve të kuq”, Van Gal pranon epërsinë e kundërshtarit: Belgjika? Më e mirë se…

Suksesi i djeshëm nuk ndikoi te pozicionimi në grup, por një fitore, sado e vuajtur, është gjithmonë më mirë sesa çdo rezultat tjetër. I këtij mendimi është Luis van Gal që pas suksesit ndaj Belgjikës, deklaroi:

VAN GAL HENRI

“Është çështje sistemesh, por shumë aspekte varen nga interpretimi. U mundova të hedh në fushë ata që ishin më mirë fizikisht pasi fitorja në Poloni na mori shumë energji. Jam i kënaqur sepse morëm tri pikë në një situatë kur mund të ishim munduar të provonim diçka të re me disa lojtarë që nuk kishin luajtur kurrë së bashku më parë”.

Tashmë nisin planet me pamje nga Katari. Për 71-vjeçarin holandez çdo minutë ështëe çmuar.

“Provuam të bëjmë më të mirënme lojtarët që kishim në dispozicion, por në disa situata ishin të disavantazhuar.

Për momentin, Belgjika është thjesht njëskuadër më e mirë sesa e jona, megjithatëkemi edhe pak kohë për të mbushur boshllëqet e për të bërë diçka më shumënë Botëror.

Unë jam optimist nga natyra, por edhe sepse e di çfarë talenti kanë këtadjem dhe se çarë mund të bëjnë”, përfundoi Van Gal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"