Suksesi i tretë radhazi, Elbasani i Dedes shkëlqen në miqësore/ Ja autorët e golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2023 | 20:34

Suksesi i tretë radhazi, Elbasani i Dedes shkëlqen në miqësore/ Ja autorët e golave

Tjetër sukses në miqësore, Elbasani i Nevil Dedes mposhti ditën e sotme Apoloninë me shifrat 0-2 në duelin e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu”. 

Elbasani

Kujtojmë që ky është triumfi i tretë radhazi për verdheblutë pas atij të siguruar nga Luzit dhe Laçit disa ditë më parë.  

Leo Melo dhe Balla ishin autorët e golave në përballjen e sotme ndaj Apolonisë. Vlen të theksohet fakti se miqësoren e radhës, Elbasani do ta zhvillojë në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës së Orges Shehit.  

Kujtojmë që në 3 testet e mëparshme ndaj Skënderbeut, Kukësit dhe Dinamos, skuadra e Nevil Dedes ka dalë e pamposhtur, duke barazuar në të treja me shifrat 2-2. Një tregues ky, që skuadra e Elbasanit është në rrugën e duhur, në prag të fillimit të këtij sezoni.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"