Sukses i shqiptarëve në Itali, Asllani e Rrahmani e mbyllin me trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 20:08

Sukses i shqiptarëve në Itali, Asllani e Rrahmani e mbyllin me trofe

Me vetëm dy javë nga fundi i sezonit në Itali, fusha ka dhënë tashmë verdiktin e saj, të paktën mbi kampionët. 00f299156697a82f6a5ba15889d81a2f-20962-oooz0000

Napoli e ka siguruar tashmë titullin, që është i treti në historinë e tij, ndërkohë që me Kupën e Italisë kanë përfunduar edhe kompeticionet kombëtare, me Interin që ka fituar si Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Bilanci i sezoni shikon të suksesshëm edhe dy lojtarë shqiptarë, Amir Rrahmanin dhe Kristjan Asllanin, që po shënojnë emrin e tyre në historitë e klubeve përkatëse dhe atë të futbollit shqiptar. Mbrojtësi i Napolit, që ka qenë një shtyllë e padiskutueshme e “axurrëve”, do ta prekë trofeun në javën e fundit të kampionatit, kur do të jetë edhe ceremonia e dorëzimit, duke u bërë kështu shqiptari i tretë pas Naim Kryeziut me Romën dhe Xhakomo Vrionit me Juventusin që fiton Serinë A.

Nga ana tjetër mesfushori i Interit i është gëzuar tashmë festës së dy trofeve të mbërritur nga zikaltrit, Superkupës (shqiptari i tretë pas Canës dhe Strakoshës) dhe Kupës së Italisë.

Elbasanasi është bërë shqiptari i pestë që triumfon në Kupën e Italisë pas Riza Lushtës (Juventus), Lorik Canës (Lacio), Tomas Strakoshës (Lacio) dhe Elseid Hysajt (Napoli) dhe ditën e djeshme ka ardhur edhe reagimi i vetë 21-vjeçarit.

“Trofeu i dytë zikaltër”, ka qenë mesazhi i Asllanit poshtë fotos me Kupën e Italisë, pavarësisht fakti që nuk iu besua asnjë minutë në finale. Në fakt, gjatë gjithë sezonit të parë me Interin, Asllani ka pasur minutazh të paktë në dispozicion, edhe pse drejtuesit e kanë pohuar gjithmonë besimin e tyre te talenti i Kombëtares. Dje po ashtu në drejtim të Kristjanit kanë ardhur edhe urimet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ashtu si edhe ato të ish-skuadrës së tij, Empoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"