Suhareka e Shpëtim Duros nuk ndalet në merkato, zyrtarizon edhe ish-futbollistin e Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2024 | 8:47

Suhareka e Shpëtim Duros nuk ndalet në merkato, zyrtarizon edhe ish-futbollistin e Kastriotit

Suhareka e Shpëtim Duros është skuadra më aktive në Kosovë në tregun e transferime. Pas transferimit të Lorik Boshnjakut dhe sulmuesit Alden Skrijelj, së fundmi verdhezinjtë kanë prezantuar mbrojtësin malazez Nikola Stijepoviç, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kastriotit të Krujës. Bëhet fjalë për sezonin 2018/2019 kur krutanët militonin në Superiore.  

Suhareka

Suharekës mbrojtësi Stijepoviç iu bashkua nga radhët e skuadrës shqiptare që bën pjesë në elitën e Maqedonisë së Veriut, Voska Sport. 

NJOFTIMI I SUHAREKËS:  

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë nga Mali i Zi i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin Kosovar. 

Njëri ndër mbrojtësit më kualitativ i cili shquhet tashmë si në Maqedoni ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës Voska Sport e gjithashtu pjesë e futbollit Malazez në Sutjeska Niksic, Rudar Pljevlja karrierën e tijë e zhvilloi edhe te Kastrioti i Shqipërisë dhe Torpedo Kuatisi në Gjeorgji. 

Me nënshkrimin e Stijepovic drejtori sportiv Granit Dervisholli u shpreh i lumtur që ka arritur marrëveshjen me një futbollist me përvojë e shumë cilësor që pritet të përmbush objektivat tona të klubit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"