Suedezët festojnë karrierën e Ibrahimoviç, do ta nderojnë me… Serbinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 19:09

Suedezët festojnë karrierën e Ibrahimoviç, do ta nderojnë me… Serbinë

Zlatan Ibrahimoviç e mbylli me futbollin e luajtur një vit më parë, duke i dhënë fund një karriere shumë të suksesshme. Por tifozët e tij në Suedi nuk mundën që t’i jepnin lamtumirën siç do të dëshironin futbollistit që për shumë vite kishin idhull.

Ibrahimovic suedi

Si rrjedhojë, Federata Suedeze e Futbollit, ka vendosur që këtë vit të organizojë edhe ndeshjen e lamtumirës zyrtare të Ibrahimoviç, i cili mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses, me 62 gola të shënuar.

Federata bëri të ditur se më datë 8 qershor, do të organizohet një ndeshje në “Friends Arena” në Solna ku Suedia do të përballet me Serbinë. Në këtë ndeshje, do të organizohet edhe ceremonia në fjalë për një futbollist i cili vlerësohet si një nga të mëdhenjtë e historisë jo vetëm të këtij vendi, por edhe të gjithë Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"