Stoli i Partizanit, Abilaliaj duhet të thyejë një rregull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 22:25

Stoli i Partizanit, Abilaliaj duhet të thyejë një rregull

Partizani i këtij sezoni është një skuadër me mbi 24 lojtarë, që mund të luajnë në formacion dhe të “gjunjëzojnë” çdo kundërshtar tjetër. Në epokën “Demi” ata kanë arritur të fitojnë dy tituj kampion, i fundit edicionin e shkuar.

abilaliaj

Por nëse do të shpallen këtë sezon kampionë, do të duhet të thyejnë një “tabu” rreth trajnerëve. Në asnjërin prej këtyre rasteve, madje as në 1993-shin, të kuqtë nuk ndërronin trajner brenda sezonit.

Dikur e niste dhe e përfundonte Sulejman Starova, teksa më pas të njëjtën gjë e përsërisnin Skënder Gega e Xhovani Kolela. Këtë herë Abilaliaj duhet të prishë këtë rregull dhe të fitojë titullin si pasuesi i Zoran Zekiçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"