Statistikat/ Partizani, tersi i Tiranës në 15 vitet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 14:18

Statistikat/ Partizani, tersi i Tiranës në 15 vitet e fundit

Partizani dhe Kukësi janë dy skuadrat që kanë shkatërruar me rezultate Tiranën në 15 vitet e fundit.

HHJ

Dy ekipet jo vetëm që kanë mundur më shumë herë Tiranën, por gjithashtu kanë edhe përqindjen më të lartë të fitoreve ndaj bardhebluve. Në krye të skuadrave më të hidhura 15 vitet e fundit për 26 herë kampionët është Partizani. Bardheblutë, me të kuqtë kanë vetëm 19.40% të ndeshjeve të fituara. Ose, nga 36 sfida të luajtura kanë fituar vetëm shtatë herë.

Kjo është statistika më e ulët e Tiranës në këto 15 vite në kampionatin shqiptar. Në vendin e dytë Kukësi me 30.2% në 43 ndeshje dhe në vendin e tretë Besa me 30.8% me 13 takime gjithsej. Me katër skuadra të tjera, Tirana ka marrë 100 për qind fitore. Ato janë KF Tërbuni, FK Tomori, KF Iliria dhe KF Pogradeci. Ekipe që prej kohësh kanë milituar në zonat e ulëta të Superiores apo në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"