Statistikat/ Ndeshja e 1000-të si pritëse në Bundesligë, Lajpcigu “mace e zezë” për Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 10:30

Statistikat/ Ndeshja e 1000-të si pritëse në Bundesligë, Lajpcigu “mace e zezë” për Bajernin

Në katër ndeshjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave, Bajerni nuk ia ka dalë të fitojë.

4028511-2101140615

Edhe pse në letër shikohet si e pamundur, fusha ka demonstruar krejt të kundërtën. Rasti më i freskët në “Allianz Arena” përkon me Superkupë e Gjermanisë, aty ku “demat” e Marko Roze u treguan të pamëshirshëm ndaj rekordmenëve, duke i “thyer” me rezultatin dërrmues përpara mbështetësve bavarezë 0-3, me “hero” Dani Olmo. Ja disa nga statistikat më interesante mes Bajernit dhe Lajpcigut.

ARRITJA-Ekipi më i titullar në Gjermani do të jetë në rolin e pritësit përgjatë historisë së Bundesligë në të 1000-ën ndeshje, kuota e pa arritur nga asnjë klub më parë. Në harkun e këtij “mijëvjeçari” përballjesh si vendës, Bajerni regjistron 743 fitore, 166 barazime dhe 90 humbje, ndërsa diferenca e golavarazhit është 2737:889.

BILANCI-“Përplasjet” mes ekipeve në fjalë janë të limituar, si shkak i periudhës së shkurtër të Lajpcigut në ligën kryesore. Përgjatë 20 dueleve, gjigantët nga Mynihu kryesojnë me 10 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. Interesante është se në dy prezencat e fundit të Lajpcigut në tempullin e kampionëve, ata kanë korrur 2 fitore, duke shënuar 3 gola për ndeshje.

SULMUESIT-Herri Kejn ia ka dalë të finalizojë 25 gola në distancën e 22 prezantimeve me fanellën e 33-herë kampionëve të Bundelsigës. Ai do të përpiqet ta zgjas akoma më shumë numrin e finalizimeve, aq me tepër ku do të inkuadrohet ndaj ekipit që e nisi me humbje aventurën te Bajerni, pikërisht në Superkupë, ndonëse erdhi nga stoli. Nga krahu tjetër shfaqet Luis Openda. Talenti belg e ka përshëndetur rrjetën mike në kampionat 16 herë, e cila e pozicionon të 3-in në listën e kryeshënuesëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"