Statistikat/ Laçi është tersi i Tiranës dhe i vetes, ja sa pikë kanë grumbulluar kurbinasit në nëntë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 11:06

Statistikat/ Laçi është tersi i Tiranës dhe i vetes, ja sa pikë kanë grumbulluar kurbinasit në nëntë javë

Laçi është në një udhëkryq të madh këtë sezon. Skuadra nuk i ka mirë punët në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë.

fdhhhf

Në Superiore është në vendin e shtatë me 29 pikë, gjashtë më pak se vendi i katërt që të çon në “Final 4”, pesë nga bardheblutë. Edhe në Kupën e Shqipërisë u mund nga Egnatia në çerekfinalen e parë. Në këtë situatë, kampionati është objektivi kryesor i kurbinasve. Tej të gjithave, këtë sezon, Laçi ka luajtur dy takime me Tiranën. Në sfidën e parë, kurbinasit fituan 3-0 në “Selman Stërmasi”. Në sfidën e dytë Laçi mori një barazim në shtesë 2-2 në fushën e vet. Heroi ishte Melo.

Laçi i Mirel Josës ka gjetur stabilitet në rezultate, duke qenë i pathyeshëm në nëntë javët e fundit në kampionat. Megjithatë, problemi më i madh i kurbinasve është se nuk arrijnë dot të ruajnë avantazhin dhe kjo u pa edhe në ndeshjen kundër Vllaznisë, ku edhe pse shënuan të parët, u barazuan shumë shpejt.

Pastaj edhe dy barazime me Egnatian dhe Dinamon. Statistikat janë kokëforta dhe nëse shikon renditjen, kurbinasit rezultojnë se janë ndër ekipet që ka marrë më tepër barazime këtë kampionat, plot 9 të tilla. Laçi ka fituar vetëm dy ndeshje në nëntë javë dhe shtatë sfida të tjera ka barazuar. Një situatë ku duhet fitore.hfgj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"