Statistikat/ Kujdes Brazil, Kroacia i ka “fiksim”… shtesat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 10:25

Statistikat/ Kujdes Brazil, Kroacia i ka “fiksim”… shtesat

Kroacia do të përballet me Brazilin në çerekfinalen e Botërorit të Katarit teksa do të luftojnë për të shkuar në gjysmëfinale. Por sa herë janë përballur të dyja ekipet ndër vite? 

mpcroatia-vs-brazil_1kkgry3eilhrb1ttm43rxhse58

– Kroacia dhe Brazili janë përplasur 4 herë mes tyre (3 fitore dhe 1 barazim), mes të cilave 2 herë në Botëror, në fazën e grupeve të edicioneve 2006 (1-0) dhe 2014 (3-1) , në të cilat kanë fituar gjithmonë amerikano-jugorët. Ndërkohë, sfida e fundit mes tyre është ajo e qershor 2018, e përfunduar në barazim 1-1.

– Kroacia ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit të Kupës së Botës, përballë skuadrave amerikanojugore. I vetmi përjashtim është suksesi 3-0 ndaj Argjentinës në Botërorin “Rusi 2018”.

– Pasi mundën Gjermaninë 2-0 në finalen e Botërorit 2002, Brazili ka humbur pesë ndeshjet e fundit me eliminim direkt kundër skuadrave europiane. Nga këto, tri herë në çerekfinalet (me Francën në 2006-ën, Holandën në 2010-ën dhe Belgjikën në 2018-ën).

– Nga “Euro 2008” e në vazhdim, shtatë nga 8 ndeshjet e fundit me eliminim direkt për Kroacinë (përfshirë Europianë e Botërorë) kanë përfunduar në kohën shtesë. Përjashtimi i vetëm, finalja e Kupës së Botës 2018.

– Brazili mund të arrijë për herë të nëntë në një gjysmëfinale Botërori. Vetëm Gjermania ka mundur të bëjë më mirë (12 herë).

– Kroacia ka pësuar gjithmonë golin e parë të gjashtë nga 8 ndeshjeve të fundit në Kupën e Botës. Përjashtim bëjnë vetëm dy barazimet pa gola ndaj Marokut dhe Belgjikë, këtë edicion. Gjithsesi, ballkanasit kanë humbur vetëm një nga 6 ndeshjet ku kanë kaluar në disavantazh të parët (4-2 ndaj Francës, në finalen 2018).

kroat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"