Statistikat/ Juventus-Lacio, baraspeshë totale në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 15:40

Statistikat/ Juventus-Lacio, baraspeshë totale në çerekfinale

Juventusi dhe Lacio janë përballur 24 herë mes tyre në Kupën e Italisë, me bardhezinjtë lehtësisht në avantazh, në bilancin total:

Juventus-Lazio

9 suksese torineze, 8 fitore romaniste dhe 7 barazime. Ndërkohë, në dy nga tri përballjet e fundit këto dy skuadra kanë qenë protagonistet e finales së kompeticionit, por në fund ka fituar Juventusi (2015 dhe 2017).

– Juventusi dhe Lacio janë përballur dy herë në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Në rastin e parë, në sezonin 1999-2000, kur turi luhej me ndeshje vajtje ardhje, bardhekaltrit kualifikoheshin falë golit në transfertë, pasi rezultati i përgjithshëm i të dyja takimeve ishte në barazim 4-4. Ndërkohë, në rastin e dytë, ishte Juventusi që avanconte më tej, 1-0 në vitin 2016.

– Që nga koha kur çerekfinalet janë rikthyer që të vendosën brenda 90 minutave (sezoni 2008-2009), Juventusi ka kaluar në gjysmëfinale në 8 nga 9 raste, në të cilat ka luajtur në shtëpi. Përjashtimi i vetëm është ai i 27 janarit 2011, kur u eliminua nga Roma.

– Lacio është eliminuar në tri sezonet e fundit nga Kupa, pikërisht në fazën çerekfinale. Hera e fundit kur ka avancuar për më tej ka qenë në sezonin 2018-2019, kur mposhtën Interin pas lotarisë së penalltive.

– Juventusi nuk humb prej 18 ndeshjesh radhazi, në shtëpi, në Kupën e Italisë (16 fitore dhe 2 barazime). Kjo është seri rekord e historisë së klubit bardhezi në këtë turne. Hera e fundit që ka shijuar disfatën në “Allianz Stadium” ka qenë më 5 mars 2015, kur Fiorentina fitonte gjysmëfinalen e vajtjes, ndonëse në kthim Juventusi e përmbyste dhe më pas fitonte edhe Kupën e Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"