Statistikat interesante të Francë-Danimarkë/ Njolla historike, kampionët e Botës në fuqi kërkojnë hakmarrje për… 17-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 14:22

Statistikat interesante të Francë-Danimarkë/ Njolla historike, kampionët e Botës në fuqi kërkojnë hakmarrje për… 17-1

– Që nga viti 1908 kur janë përballur për herë të parë, Franca dhe Danimarka kanë luajtur 15 ndeshje në total dhe bilanci është totalisht në baraspeshë me nga 7 fitore për secilën dhe një barazim.

JW6HHZ35HREJHLU5TLFQUSGI5I

Pikërisht falë fitores 17-1 në përplasjen e tyre të parë, danezët kanë shënuar suksesin më të thellë në historinë e tyre e njëkohësisht humbjen më të rëndë për historinë e “Gjelave”.

Në 15 duelet mes këtyre kombëtareve janë shënuar 53 gola ndër të cilët vetëm 16 janë shënuar nga futbollistët francezë, teksa 17 janë shënuar në ndeshjen e parë mes këtyre skuadrave.

Rekordi si golashënuesi më i moshuar i “Gjelave” në një Botëror është i tiji, por Olivie Zhiru mund të ngrejë më tej stekën duke shënuar sot dhe duke e bërë më të vështirë arritjen e tij.

Danezët nuk njohin humbje ndaj transalpinëve që nga tetori i vitit 2015 kur mundeshin në shtëpi gjatë një miqësoreje. Në ndeshje zyrtare, disfata e fundit daneze daton në Europianin e vitit 2000 ku “Gjelat” do të shpalleshin kampionë.

Franca nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet e fundit zyrtare me Danimarkën duke u mundur dy herë teksa në një rast barazoi pa gola.

Edhe humbja e fundit në një ndeshje zyrtare e transalpinëve ka ardhur pikërisht në Ligën e Kombeve kur në qershor u mundën në shtëpi 1-2 nga danezët.

Në rast se shënon sot, Olivie Zhiru do të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e Francës me 52 gola. Aktualisht ai është në krye të listës, por vendin e parë e ndan me Tierri Henrinë.

Nëse fiton sot, Didie Deshamp mund të bëhet trajneri i parë në historinë e Francës që kalon murin e 10 fitoreve në kampionate Botërore.

PANORAMASPORT.AL