Statistikat interesante të Argjentinë-Meksikë/ Përfaqësuesja “Albiceleste” është “mace e zezë” e meksikanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 13:41

Statistikat interesante të Argjentinë-Meksikë/ Përfaqësuesja “Albiceleste” është “mace e zezë” e meksikanëve

– Argjentina ka mbetur e pamposhtur në 10 takimet e fundit me Meksikën në të gjitha kompeticionet (7 fitore, 3 barazime), pas humbjes 1-0 të pësuar në Kupën e Amerikës në 2004-ën.

ARG

Meksika i ka humbur te tri ndeshjet e Kupës së Botës kundër Argjentinës: 6-3 në 1930, 2-1 në 2006 dhe 3-1 në 2010. Vetëm Austria (4 kundër Italisë) dhe Nigeria (5 kundër Argjentinës) kanë dalë më shumë herë të mundura përballë të njëjtit kundërshtar.

Humbja ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e kaluar i dha fund serisë së Argjentinës prej 13 fitoresh radhazi në Kupën e Botës kundër kombeve joevropiane, që nga ndeshja e tyre kundër Kamerunit në 1990.

Argjentina ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës (1 fitore, 1 barazim), po aq sa ka humbur në 25 ndeshjet e mëparshme në këtë kompeticion (16 fitore, 5 barazime). Bardhekaltrit kanë humbur dy ndeshje radhazi në këtë kompeticion vetëm në vitet 1930-1958, kur regjistruan 3 humbje radhazi.

Pas humbjes 2-1 të pësuar nga Arabia Saudite, Argjentina mund të humbasë të dyja ndeshjet e para në një Botëror të vetëm për herë të parë në histori.

Meksika nuk ka shënuar në tri ndeshjet e fundit të Kupës së Botës dhe asnjëherë nuk ka arritur në katër ndeshje radhazi pa shënuar në 58 ndeshjet e mëparshme në Kupën e Botës.

Pasi barazoi ndeshjen hapëse 0-0 me Poloninë, Meksika mund të mos e gjejë fitoren në dy ndeshjet e para në Botëror për herë të parë që nga viti 1978, kur humbi të tri ndeshjet e fazës së grupeve.

Lojtarët e Argjentinës u kapën 10 herë në pozicion jashtë loje në një humbje 2-1 nga Arabia Saudite: një rekord në një ndeshje të Kupës së Botës nga bardhekaltrit që nga viti 1966 – tashmë katër më shumë se për të gjithë turneun e 2018-ës (6).

Lionel Mesi ka shënuar në të pesta paraqitjet e tij të fundit për Argjentinën dhe ka arritur në gjashtë radhazi vetëm ndërmjet nëntorit 2011-të dhe shtatorit 2012-të.

Kundër Polonisë, Gijermo Oçoa u bë portieri i parë i Meksikës që pret një penallti në Kupën e Botës (duke përjashtuar fazën e penalltive), që prej 1966-ës kur janë mbledhur të dhënat. Portieri i fundit që priti dy penallti në një edicion të vetëm të Kupës së Botës ishte amerikani Bred Fridel në 2002-shin.

PANORAMASPORT.AL