Statistikat interesante të Angli-Senegal/ Golat në stadiumin “Al Bayt”, me pikatore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 13:42

Statistikat interesante të Angli-Senegal/ Golat në stadiumin “Al Bayt”, me pikatore

– Anglia dhe Senegali nuk janë ndeshur kurrë mes tyre në histori. Europianët nuk janë mundur kurrë nga një skuadër afrikane në finalet e një Botërori.

ANGLI SENEGAL

Angli-Senegal do të luhet në stadiumin “Al Bayt”. Pesë ndeshjet e para të Botërorit në këtë impiant (përpara Kosta Rika-Gjermani) prodhuan dy apo më pak gola në total, përfshirë edhe barazimin 0-0 të “Luanëve” me SHBA-në.

Në statistikat e deritanishme, shënuesi më i mirë i Anglisë është Markus Rashford (3 gola) dhe asistmeni Herri Kejn (3). Lojtari me më shumë pasime është Xhon Stons (290), Ljuk Shou është ai që ka hedhur më shumë krosime në zonë (14), Bellingam është më luftaraku në mesfushë me 7 ndërhyrje dhe Meguajër është lojtari që ka shkaktuar më shumë faulle (4).

Garet Sauthgejt ka 11 fitore në finalet e një Botërori dhe Europiani, më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e kombëtares angleze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"