Statistikat interesante/ Kupat e fituara dhe të humbura të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 21:15

Statistikat interesante/ Kupat e fituara dhe të humbura të Tiranës

Rekordmene e mjaft trofeve në shumë drejtime, Tirana, me reputacionin e saj, ka ditur të gëzohet shpesh e të ngrejë lart Kupat e Shqipërisë. Ndërkohë bardheblutë kryeqytetas numërojnë edhe 10 finale të humbura në historinë e tyre në 71 edicionet e Kupave të Shqipërisë.

Kupa8

EGNATIA – Në 21 edicione që kanë shkruar emrin e tyre si pjesëmarrës në Kupën e Shqipërisë, vetëm dy edicionet e fundit mund të veçohen për Egnatian me histori suksesi. Më 2022-shin kaluan për herë të parë në çerekfinale, ndërsa këtë edicion i morën të tria shkallët e ngjitjes së tyre një e nga një.

Egnatia Superiore

Pas çerekfinales, ku eliminuan Laçin 0-0 në Rrogozhinë dhe 3-0 në Laç, si dhe në gjysmëfinale Vllazninë 1-1 në Shkodër dhe 1-0 në Rrogozhinë, tani radhën e ka finalja e parë ndaj Tiranës më 1 qershor.

Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por rrogozhinasit e kanë të qartë se “të guxosh nuk është asnjëherë e ndaluar”. Prandaj dhe duan që Kupa e këtij edicioni pse jo të shkojë për herë të parë në qytetin e tyre të vogël, por shumë futbolldashës.

FINALET

F. EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"