Statistikat flasin për “demat”/ Luhet derbi i 172-të i kryeqytetit, ja superioriteti i Partizanit ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 21:41

Statistikat flasin për “demat”/ Luhet derbi i 172-të i kryeqytetit, ja superioriteti i Partizanit ndaj Tiranës

Ndeshjet – 171 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2023 në të gjitha kompeticionet, Kupë dhe kampionat.

derbi

Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 71 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 47 fitore. 53 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi – 231 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 185 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi u realizuan nga Mensah dhe Maget, që e zhvlerësuan barazimin momental të Hasanit.

Diferenca – 35 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0; 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 Partizani-Tirana 1-1; 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0; 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0; 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2; 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0; 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0; 20/02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/04/17 Tirana-Partizani 1-2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/11/2018 Partizani-Tirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/19 Partizani-Tirana 1-2; 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1; 10/07/20 Partizani-Tirana 1-1; 4/12/2020 Tirana-Partizani 0-0); 21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13.05/21 Partizani-Tirana 0-0; 25/10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-Tirana 1-2; 05/03/2022 Tirana-Partizani 0-0; 07/05/2022 Partizani-Tirana 1-2; 02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2; 21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1; 06/03/2023 Partizani-Tirana 2-0; 17/05/2023 Tirana- Partizani 1-1; 19/10/2023 Partizani-Tirana 2-1.

ISH-ët – Në të dyja kampet mund të themi se ka lojtarë apo pjesëtarë të stafeve, që kanë një të kaluar me skuadrën kundërshtare. Përsa i përket lojtarëve, Pano Qirko ka mbrojtur në të shkuarën fanellën bardheblu. Të shkuar në akademinë bardheblu ka pasur Luis Birçaj, i cili tashmë është pjesë e “demave” dhe luajti disa minuta ndaj

Dinamos. Sakaq, trajnerët Arbër Abilaliaj dhe Renaldo Kalari kanë të shkuar si futbollistë me fanellën e Tiranës. Edhe në krahun tjetër është e njëjta gjë, pasi tekniku i Tiranës, Julian Ahmataj, ka luajtur me Partizanit gjatë karrierës së tij si lojtar. Mesfushori i Tiranës, Ardit Hila, gjithashtu ka fituar një titull si “dem” në vitin 2019.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"