Statistikat flasin në favor të Partizanit, “demat” e nënshtrojnë Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 9:25

Statistikat flasin në favor të Partizanit, “demat” e nënshtrojnë Teutën

Partizani dhe Teuta luajnë këtë të shtunë në 18:00 në “Niko Dovana” aktin e tretë të këtij sezoni. Dy betejat e shkuara janë mbyllur në ekuilibër triumfesh. Përballjen e parë arriti ta fitojë Partizani me shifrat 1-4.

teuta partizani

Teuta e nisi keq sezonin, por me kalimin e javëve durrsakët e morën veten dhe kur u kthyen në Tiranë erdhën më të fortë. Nën drejtimin e Martinit, ata morën një fitore të pastër 0-2.

Gjithsesi në total në dy sezonet e fundit, Teuta ka rezultuar një skuadër lehtësisht e kalueshme për “demat”, që vjet humbën një dhe fituan tri përballje. Ndërkohë, Partizani dominon gjithashtu transfertat. Në 19 ndeshje gjithsej, të kuqtë kanë fituar 9, barazuar 6 dhe humbur 4 beteja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"