Statistikat/ Egnatia rigjen bardheblutë pas 33 vitesh, ja formacioni historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 16:43

Statistikat/ Egnatia rigjen bardheblutë pas 33 vitesh, ja formacioni historik

12 gusht 1990, kjo është data e përballjes së parë dhe të vetme deri më sot në Kupën e Shqipërisë mes Egnatias dhe Tiranës.vnc

Të dyja skuadrat ishin pjesë e grupit të katërt, ku shumë interesante ishte renditja pas të gjitha ndeshjeve të grupit, që u luajtën me një takim. Në këtë edicion të 38-të të Kupës, kualifikoheshin dy vendet e para për çdo grup, që kishte nga gjashtë skuadra. Kastrioti u rendit i pari. Tirana në vendin e dytë kaloi në turin e parë dhe pas tyre ishin Butrinti, Bylisi, 21 Shkurti i Selenicës dhe Vullneti i Rrogozhinës (sot quhet Egnatia). Tirana luajti ndeshjen e parë në grup pikërisht ndaj Vullnetit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Duhet pranuar se deri në këtë periudhë ekipi rrogozhinas ishte krejt modest. Prandaj dhe Tirana fitoi me rezultatin e thellë 7-1 dhe e ktheu ndeshjen në një seancë stërvitjeje. Golat për Tiranën u shënuan nga Krenar Alimehmeti, Arben Minga, Ervin Lamçe, Renis Hyka, Blendi Sokoli, Florian Riza dhe Frenkli Dhales. Ndërsa për Egnatian shkurtoi diferencën, ose më saktë shënoi të ashtuquajturin gol të nderit, Agron Kërçova.jfkl

“Panorama Sport” ka siguruar ekskluzivisht edhe foton para ndeshjes të formacionit, që ka paraqitur në fushë Vullneti i Rrogozhinës. Një foto, që tanimë merr vlera historike pas kësaj situate të re, kur pas plot 33 vitesh Egnatia dhe Tirana do të takohen në finalen e Kupës.MG,

FATMIR EFICA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"