Statistikat e Napoli-Inter/ “Maradona” një tabu, por zikaltërit janë një makineri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 9:35

Statistikat e Napoli-Inter/ “Maradona” një tabu, por zikaltërit janë një makineri

Interi ka fituar pesë nga tetë ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Napolit (2 barazime, 1 humbje), pavarësisht se humbi ndeshjen e fundit (3-1 më 21 maj). Hera e fundit që napolitanët fituan dy ndeshje radhazi kundër zikaltërve në kompeticion ishte në sezonin 2016/17.

hgfhfh

– Napoli mbeti i pamposhtur në 16 nga 17 ndeshjet në shtëpi kundër Interit të luajtura në kampionat në vitet 2000 (10 fitore, 6 barazime). Në fakt, skuadra napolitane është kundërshtari ndaj të cilit zikaltrit kanë përqindjen më të ulët të sukseseve jashtë fushe në periudhën mes skuadrave që janë përballur më shumë se një herë (6%).

– Interi ka gjetur rrjetën në secilën prej 10 ndeshjeve të fundit të Serisë A kundër Napolit. Hera e fundit që ata shënuan në më shumë ndeshje radhazi kundër napolitanëve ishte midis viteve 1952 dhe 1957 (11).

– Napoli ka shënuar në të 15-ta ndeshjet e fundit të Serisë A kundër kryesuesve dhe ka mbetur i pamposhtur në tre nga katër më të fundit (1 fitore, 2 barazime).

– Interi ka fituar nëntë nga 11 ndeshjet e fundit në Serinë A jashtë fushe, duke shënuar mesatarisht 2.4 gola për ndeshje (26 në total); Përjashtimet në këtë seri janë disfata ndaj Napolit më 21 maj dhe barazimi ndaj Juventusit në javën e fundit të kampionatit.

– Napoli dhe Interi janë dy skuadrat që në këtë kampionat kanë goditur më shumë portën (233 kundër 212), kanë prekur më shumë topa në zonën kundërshtare (414 kundër 400), kanë shënuar më shumë gola të pritshëm (25.5 kundër 25.9) dhe në fund, kanë shënuar më shumë gola (26). kundrejt 30).

– Nën drejtimin e Maxarrit, Napoli ka fituar nëntë nga 11 ndeshjet e fundit të Serisë A (1 barazim, 1 humbje), duke përfshirë një sukses 3-1 kundër Interit më 5 maj 2013 në “Maradona”. Trajneri napolitan ka edhe 49 ndeshje në stolin e Interit në kampionat (19 fitore, 19 barazime, 11 humbje) midis 2013 dhe 2014.

– Lautaro Martinez (34) dhe Viktor Osimhen (32) janë dy lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në Serinë A që nga fillimi i sezonit të kaluar. Në të njëjtën periudhë në pesë ligat kryesore evropiane paraprihen vetëm nga Erling Haland (50), Herri Kejn (48) dhe Kilië Mbape (43).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"