Statistikat e Juventus-Frozinone/ Vlahoviç kërkon golin e tretë radhazi në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 9:21

Statistikat e Juventus-Frozinone/ Vlahoviç kërkon golin e tretë radhazi në shtëpi

Juventusi do të përballet me Frozinonen në orën 12:30 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:

image

– Pas barazimit 1-1 në përballjen e parë absolute mes Juventusit dhe Frozinones në Serinë A, më 23 shtator 2015 (gola të Zazas dhe Blanchar), bardhezinjtë i kanë fituar të katërta sfidat e radhës në kampionat, me një golavarazh total, 9-1.

– Frozinone i ka humbur të nënta ndeshjet me të gjitha rivalët që kanë prekur të paktën një herë, që nga fillimi i sezonit vendin e dytë të renditjes, me një rezultat të përgjithshëm 25-1.

– Pas një serie prej 5 fitoresh radhazi, Juventusi nuk ka fituar asnjë prej 4 ndeshjeve të fundit në kampionat (2 barazime dhe 2 humbje). Vetëm një herë ka ndodhur që bardhezinjtë të mos fitojnë për 5 takime radhazi, konkretisht mes prillit dhe majit 2019, por kjo ishte një periudhë kur e kishin siguruar matematikisht titullin kampion.

– Juventusi ka pësuar 41 për qind të golave në total, në këtë kampionat, me goditje nga jashtë zone, ose 7 nga 17, një shifër kjo si askush tjetër. Dhe dy nga 6 golat e fundit të Frozinones në Serinë A kanë ardhur nga distanca, për më shumë me dy goditje dënimi direkte.

– Lojtarët e Juventusit janë kaluar me driblim në 123 raste, në kampionatin aktual, më pak se çdo skuadër tjetër. Nga ana tjetër, në radhët e Frozinones luan lojtari që ka kryer më shumë driblime të sakta, Matias Soule, me plot 73 të tillë. Kështu që në Torino bëjnë mirë që të marrin masat nga lojtari i huazuar prej tyre në Frozinone.

– Masimiliano Alegri mund të bëhet trajneri i parë në historinë e Serisë A që do të prekë kuotën e 1000 pikëve. Trajneri i Juventusit është aktualisht në kuotën 999, fryt i 300 fitoreve, 99 barazimeve dhe 96 humbjeve në karrierë.

– Dushan Vlahoviç ka shënuar më shumë se kushdo tjetër në Serinë A, në vitin 2024: 7 gola, tre më pak sesa kishte realizuar në total në të gjithë vitin diellor 2023. Për më shumë, pas golave kundër Sasuolos dhe Empolit, sulmuesi i Juventusit mund të godasë për të tretën herë radhazi në shtëpi, në kampionat, për herë të parë që nga gushti i vitit 2022 (në atë rast 4 gola radhazi në shtëpi).

– Ajo e radhës do të jetë ndeshja numër 200 në të gjitha kompeticionet për Adrien Rabionë. Që kur ai shkeli në Serinë A, në sezonin 2019- 2020, mes mesfushorëve në aktivitet, këtë numër kanë mundur ta prekin vetëm Nikolo Barela me Interin, Brajan Kristante me Romën, Piotër Zielinski me Napolin dhe Marten De Ron me Atalantën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"