Statistikat e Itali-Angli/ Napoli nuk i sjell fat “axurrëve”, nuk fitojnë që nga 1997

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 14:30

Statistikat e Itali-Angli/ Napoli nuk i sjell fat “axurrëve”, nuk fitojnë që nga 1997

Italia pret në “Diego Armando Maradona” Anglinë për sfidën e parë të kualifikueseve të Europianit “Gjermani 2024”. Për këtë supersfidë, “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat më interesante.

itali angli

– Italia është e pamposhtur prej 6 ndeshjesh radhazi kundër Anglisë (2 fitore dhe 4 barazime), një seri rekord pa humbje për “axurrët”, përballë këtij kundërshtari.

– Italia ka fituar 4 nga 6 përplasjet e fundit në shtëpi, kundër Anglisë (plus 2 barazime). Disfata e fundit e “axurrëve” në tokën e tyre ndaj “tre luanëve” daton më 24 maj 1961, 2-3 në një miqësore.

– Goli i fundit i Anglisë kundër Italisë është shënuar nga Ljuk Shou, në finalen e Europianit më 11 korrik 2021. “Tre luanët” nuk kanë arritur që të shënojnë as në dy ndeshjet pasardhëse, por nuk kanë qëndruar kurrë 3 ndeshje, pa realizuar të paktën një gol.

– Italia vjen nga 14 fitore radhazi, kur bëhet fjalë për kualifikueset e një Europiani, me një golavarazh 44-6 (3.1 gola mesatarisht për ndeshje), një rekord absolut në këtë kompeticion.

– Napoli nuk i sjell shumë fat Italisë, duke qenë se nuk numëron asnjë fitore në 4 daljet e fundit radhazi (3 barazime dhe 1 humbje). Suksesi i fundit “axurr” në bregdetin e jugut daton më 15 nëntor 1997, kundër Rusisë, në eliminatoret e vlefshme për Botërorin 1998 (1-0, me gol të Kaziragit, teksa në stol ulej Çezare Maldini).

– Pas humbjes kundër Austrisë më 20 nëntorin e kaluar, Italia mund të humbë dy ndeshje radhazi për të parën herë që nga qershor i 2014-ës (në atë rast kundër Kosta Rikës dhe Uruguait, në fazën e grupeve të Botërorit në Brazil).

– Që kur Roberto Mançini është ulur në stolin e Kombëtares, Nikolo Barela është aktivizuar në 42 ndeshje. Më shumë sesa interisti është “përdorur” vetëm Leonardo Bonuçi (43). Mesfushori zikaltër në të njëjtën periudhë, numëron 5 asiste dhe 8 gola. Më mirë se Barela kanë mundur të bëjnë vetëm Insinje (8 gola) dhe Imobile (6 gola).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"