Statistikat e derbit të Londrës/ Arsenali tabu, Çelsi vetëm një fitore në 9 përballje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 12:25

Statistikat e derbit të Londrës/ Arsenali tabu, Çelsi vetëm një fitore në 9 përballje

Çelsi fitoi 2-0 në “Emirates” në gushtin e vitit 2021, por kjo është fitorja e tyre e vetme në nëntë takimet e fundit në të gjitha kompeticionet me “topçinjtë”. Arsenali do të kërkojë të mos ndalë hapin në derbin e sotëm për të pasur një shans për të fituar titullin këtë sezon.

gdg

– Blutë janë në rrezik që të humbasin dy ndeshje radhazi jashtë në Premier Ligë kundër Arsenalit për herë të parë që nga një seri prej tri humbjesh radhazi në “Highbury” në 2001 dhe 2003.

ARSENALI “Topçinjtë” kanë fituar 12 nga 16 ndeshjet në shtëpi të Premier Ligës këtë sezon (2 barazime, 2 humbje), por rrezikojnë të humbasin dy ndeshjet radhazi në shtëpi për herë të parë në dy vjet.

– Skuadra e Mikel Artetës e ka mbajtur portën e paprekur në 15 ndeshje në kampionat, të paktën pesë më shumë se çdo ekip tjetër.

– Leandro Trosard ka shënuar nëntë gola në Premier Ligë këtë sezon, duke bërë sezonin e tij më të mirë.

– Penalltia e Bukajo Sakës kundër Brajtonit është goli i tij i vetëm në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në kampionat, pasi kishte shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshjet e tij të më përparshme në fillim të vitit 2024.

ÇELSI – Çelsi është i pamposhtur në tetë ndeshje të Premier Ligës (4 fitore, 4 barazime), duke shënuar të paktën dy herë në secilën nga gjashtë ndeshjet e më përparshme.

– Ata tentojnë që ta ruajnë portën e paprekur në dy ndeshje radhazi për herë të parë që nga një seri prej tre ndeshjesh në janar dhe shkurt 2023, por nuk kanë regjistruar asnjë ndeshje pa pësuar në 12 transfertat e tyre të fundit në kampionat.

– Blutë kanë pësuar në transfertë 27 gola në Premier Ligë këtë sezon, më së shumti pas 15 ndeshjeve jashtë që nga sezoni 1990-91.

– Çelsi ka pësuar 52 gola në kampionat këtë sezon, pesë më shumë se totali i tyre në sezonin 2022-2023.

– Ata kanë barazuar tri ndeshje radhazi në Premier Ligë jashtë për herë të parë që nga shtatori 2000.

– Mauricio Poçetino nuk ka fituar kurrë një ndeshje jashtë të kampionatit kundër Arsenalit, duke regjistruar katër barazime dhe duke humbur tri nga shtatë vizitat e tij në “Emirates Stadium” me Sauthemptonin dhe Totenhemin.

– Kol Palmer është lojtari i tretë që shënon të paktën 20 gola në sezonin e tij debutues në Premier Ligë për Çelsin, pas Xhimi Floid Haselbainkut (23 gola në 2000-01) dhe Diego Kostës (20 në 2014-15).

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"