Statistikat e Angli-Senegal/ Runi ndien hijen e Kejnit, kapiteni lë pas Linekerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 16:23

Statistikat e Angli-Senegal/ Runi ndien hijen e Kejnit, kapiteni lë pas Linekerin

Anglia ka mposhtur në fazën e 1/16-ave Senegalin duke u kualifikuar në çerekfinale. “Tre Luanët” fituan me rezultatin 3-0 me golat e Henderson, Kejn dhe Sakës.

ENG-SEN

Më poshtë ju sjellim statistikat nga përballja në Botërorin e Katarit.

– Skuadrat afrikane janë eliminuar në 9 nga 10 përballjet me eliminim direkt në Kupat e Botës kur përballë kanë pasur rivale europiane. Përjashtimin e vetëm e bën triumfi i Senegalit ndaj Suedisë.

– Xhud Bellingam (19 vjeç e 158 ditë) u bë adoleshenti i dytë që nis titullar një ndeshje me eliminim direkt për Anglinë në një Botëror pas Majkëll Ouenit (18 vjeç e 198 ditë) kundër Argjentinës në “Francë 1998”.

– Bellingam (19 vjeç e 158 ditë) u bë futbollisti më i ri që asiston në një ndeshje Botërori për Anglinë që prej 1966-ës.

– Mesfushori i Borusias së Dortmundit është edhe lojtari që ka bërë më shumë ndërhyrje të sakta në këtë Botëror (11).

– Anglia ka 8 shënues të ndryshëm në këtë Botëror për 12 gola (Henderson, Kejn, Bellingam, Saka, Sterling, Rashford, Grilish dhe Foden), hera e parë që ka ndodhur në histori.

– Herri Kejn ka shënuar 11 gola në turnetë e rëndësishëm për Anglinë (7 në Botëror, 4 në Europian), duke thyer rekordin e Geri Linekerit (10), i cili ishte shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për “Tre Luanët” në këto kompeticione.

– Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn, shënoi golin e 52-të me fanellën e kombëtares (79 ndeshje) dhe tani është vetëm 1 gol larg barazimit të rekordit të shënuesit më të mirë të historisë së përfaqësueses angleze, Uejn Runit (53 gola).

– Në moshën 32 vjeç e 170 ditë, Xhordan Henderson u bë golashënuesi i dytë më i vjetër i Anglisë në Kupën e Botës, pas Tom Finejt kundër Bashkimit Sovjetik në 1958 (36 vjeç e 64 ditësh).

– Fill Foden (22 vjeç e 190 ditë) është futbollisti më i ri që jep dy asiste në një ndeshje me eliminim direkt të Botërorit që prej Ronaldos për Brazilin në “Francë 1998” (21 vjeç e 284 ditë kundër Danimarkës).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"