STATISTIKAT/ 0 fitore dhe 119 gola të pësuar, “Bernabeu” i kall datën Las Palmasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 13:40

STATISTIKAT/ 0 fitore dhe 119 gola të pësuar, “Bernabeu” i kall datën Las Palmasit

Las Palmasi do të përballet sonte në mbrëmje me Realin e Madridit në “Bernabeu” në një stadium ku nuk kanë mundur të fitojnë asnjëherë përgjatë historisë së tyre.

real las palmas

– Në 34 vizitat e Las Palmasit në stadiumin mitik të Madridit, ishullorët regjistrojnë vetëm 5 barazime dhe kanë pësuar një rekord prej 119 golash ose 3.5 gola të pësuar për ndeshje.

– Ndeshja e fundit që verdhezinjtë luajtën në stadiumin e Realit të Madridit daton më 5 nëntor 2017 dhe përfundoi me një fitore komode të vendësve 3-0, me golat e Kasemiros, Asensios dhe Iskos.

– Humbja me diferencën më të madhe të golave të pësuar nga ishullorët ndodhi në janar të vitit 1959 pas një rezultati 10-1. Di Stefano (3), Pushkash (3), Hoseito (2), Herrera dhe Kopa firmosën atë rezultat të pazakontë, ndërsa Larraz shënoi golin e vetëm për “kanarinat” në Madrid.

– Ndonëse fitoret kanë qenë të bollshme, rezultati më i përsëritur në “Bernabeu” mes Realit dhe Las Palmasit është fitorja vendëse me rezultat 2-1, në pesë raste, në një seri përballjesh, që nxjerr në pah një kuriozitet tjetër: një barazim pa gola nuk është shënuar kurrë.

– Las Palmasi ka kujtime të mira nga “Bernabeu” vetëm kur u përball me ekipin rezervë të Realit të Madridit, sepse pikërisht në atë stadium festoi ngjitjen në Kategorinë e Parë, më 13 prill 1985, me Roke Olsen si trajner, duke barazuar pa gola ndaj Kastijas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"