Statistika/ “Shahu” në pankinë, Partizanit i vijnë 8 gola nga stoli
Partizani është një nga skuadrat me zëvendësimet më efektive në Kategorinë Superiore.
Nisur nga organika e gjerë që kanë dhe lojtarët e shumtë në stol, të kuqtë kanë arritur të zgjidhin disa ndeshje me futbollistët e ardhur si zëvendësues. Këta të fundit kanë shënuar gola me shumë peshë, që kanë grumbulluar pikë të rëndësishme për renditjen.
Zëvendësimi më efektiv është Alfred Mensah, i cili ka ardhur nga stoli dhe ka tundur tri herë rrjetat kundërshtare. Mjaft deçiziv ka rezultuar edhe Albers Keko, i cili ka arritur të realizojë 2 herë, teksa tre lojtarë të tjerë kanë mundur të shënojnë gjithashtu nga stoli. Da Silva, i larguar tashmë, Taipi dhe së fundmi Skuka, kanë rezultuar lëvizjet e duhura të trajnerëve nga stoli. Mbetet të shihet nëse të kuqtë do ta ruajnë këtë ritëm deri në fund të sezonit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"