STATISTIKA MILAN-REN/ Përballje pa precedentë, “djalli” me fat në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2023 | 18:55

STATISTIKA MILAN-REN/ Përballje pa precedentë, “djalli” me fat në Francë

Gogla me fat për kuqezinjtë, të cilët e gjejnë veten në Ligën e Europës përballë një skuadre që vuan në Ligue 1 (vendi i 13-të), Ren, dhe në Ligën e Europës mbylli grupin pas Vijarrealit.

MILAN

– Ndeshja e radhës do të jetë ndeshja e parë në çdo turne europian mes Milanit dhe Ren, që nuk janë përballur kurrë mes tyre.

– “Djalli” është i pamposhtur në 6 nga tetë ndeshjet e fundit kundër skuadrave franceze në kompeticionet evropiane (F4, B2), duke fituar në precedentin e fundit të këtij lloji: 2-1 kundër PSG-së, në Champions, 7 nëntorin e kaluar.

– Ekipi kuqezi ka fituar 4 nga tetë ndeshjet e tij kundër ekipeve franceze në Kupën UEFA/Ligë e Europës (1B, 3H), duke barazuar një në ndeshjet më të fundit nga këto: 1-1 në Lilë në fazën e grupeve të Ligës së Europës 2020-21.

– Ren ka fituar vetëm një nga 6 ndeshjet e tyre kundër ekipeve italiane në kompeticionet europiane (2B, 3H), një sukses megjithatë i cili erdhi në ndeshjet më të fundit nga këto: 2-0, në shtëpi, kundër Lacios, në Ligën e Evropës 2019-20.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"