Statistika mbresëlënëse e Mirlind Dakut, është i pari në kampionatin rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 23:15

Statistika mbresëlënëse e Mirlind Dakut, është i pari në kampionatin rus

Mirlind Daku po bëhet gati që të kthehet në fushën e lojës me skuadrën e Rubin Kazan për pjesën e dytë të këtij sezoni në kampionatin rus, ku do të synojë të jetë përsëri protagonist me fanellën e Rubin Kazan.

daku

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 4 gola e ka dhënë 1 asist në 16 ndeshjet që ka luajtur deri tani me klubin të cilit iu bashkua gjatë verës. Por kontributi i tij është më i rëndësishëm se thjesht golat sa i përket fazës ofensive për ekipin e tij, i cili renditet në vendin e shtatë në klasifikimin e përgjithshëm.

Vetë klubi ka publikuar statistikën që sheh Dakun si lojtarin e parë sa u përket dueleve të fituara në fazën ofensive në kampionatit rus deri më tani. Sulmuesi shqiptar ka fituar 136 të tillë, duke treguar se mbrojtësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj tij, pasi një shifër e tillë tregon se sa rrezikshmëri krijon ai sa herë ka topin pranë zonës kundërshtare.

WhatsApp Image 2024-02-29 at 1.58.51 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"