Startoi me vonesë, Kukësi humb rrugën para ndeshjes me Labërinë. Ekipi verilindor përfundoi në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 14:42

Startoi me vonesë, Kukësi humb rrugën para ndeshjes me Labërinë. Ekipi verilindor përfundoi në…

Kukësi nuk e ka aspak të vështirë të mposhtë Labërinë. Kuksianët triumfuan në Nartë me rezultatin 0-3, teksa akti i dytë do të jetë tashmë vetëm një formalitet për të kaluar në turin e dytë të Kupës.

LABERIA KUKESIÇast nga ndeshja e djeshme

Takimi do të niste me 15 minuta vonesë, pasi autobusi i Kukësit ngatërroi rrugën për në Nartë dhe përfundoi në Zvërnec. Skuadra e Dobit mbërriti në kompleksin “Labëria”, në orën 14:50 minuta dhe nis menjëherë nxehjen. Takimi starton në orën 15:15.

PJESA E PARË – Qysh në nisje të takimit Kukësi do të hidhej në sulm. Golin në fakt do ta gjente shumë shpejt. Ne minutën e shtatë, pas një topi të futur në zonë, Daci nuk e ka të vështirë të shënojë dhe 0-1.

Labëria përpiqet më pas me Miranin dhe Qejvanin, por lojtarët nuk tregohen të saktë. Verilindorët në vijim ndërtojnë aksione të shpejta, por pa ndonjë rezultat konkret shënimi.

Sërish Mirani shfaqet i shpejtë dhe synon të marrë përsipër i vetëm përgjegjësinë, por i mungon finalizimi. Minutat kalojnë dhe Kukësi vijon të tregojë dhëmbët ndaj Labërisë modeste.

Në minutën e 44-t do të vinte edhe goli i dytë i miqve. Pas një aksion në qendër të zonës, me një top që më pas futet në zonën e rreptësisë Barbosa e çon në rrjetë dhe 2-0. Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë e ndeshjes.

PJESA E DYTË – Në nisje të së dytës trajneri i Labërisë, Besmir Shabani largon portierin Çako dhe në vend të tij do të aktivizonte Alimuçajn. Nuk do të vononte shumë dhe Kukësi do të shënonte edhe golin e tretë.

Ndreca shpërthen nga e majta dhe pason për Giasin, i cili shënon dhe fikson shifrat në 3-0. Pjesa e dytë do të kthehej në një seancë stërvitore për Kukësin.

Trajneri Dobi zëvendëson pesë lojtarë dhe skuadra e tij dhe administron mirë lojën, ndërsa Labëria tregon gjendje jo të mirë fizike, duke qenë një skuadër në ndërtim e sipër.

Në minutat e fundit, kuksianët kanë mundësi që të katërfishojnë rezultatin. Ndreca provon me një gjuajtje të fortë dhe potente, që përfundon mbi tra.

Kukësi menaxhon gjithçka deri në fund, në një ndeshje që ka krijuar mjaft volum loje. Me rezultatin 0-3 përballë një Labërie modeste, Kukësi e ka tashmë të sigurt kualifikimin.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"