Start perfekt i sezonit, Valbona thyen Tërbunin mes tensionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2023 | 15:47

Start perfekt i sezonit, Valbona thyen Tërbunin mes tensionit

Start perfekt i Valbonës me tri fitore radhazi dhe kryesim të grupit A. Këtë herë “viktima” e radhës për tropojanët ishte Tërbuni, në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni dhe protestat për arbitrimin, veçanërisht nga pukjanët.

WhatsApp Image 2023-10-09 at 14.57.53 (1)

Tetë lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë, ndërsa para fundit të lojës doli me të kuq trajneri shkodran i Tërbunit, Altin Xhahysa. Sa i përket kronikës së lojës, ishte i përhershmi Gerhard Progni që zhbllokon shifrat në minutën e 13-të, teksa lëshon një “predhë” të pakapshme për portierin Shkoza. Por, pas një pjese të parë të mbyllur me golin e kapitenit, skuadra pukjane nuk është pajtuar me humbjen dhe ka arritur të barazojë në minutën e 60-të me anë të Mohamed Elboghdadi.

Loja ndizet edhe më shumë, me Valbonën që reagon shpejt dhe arrin të realizojë dy gola të tjerë me autor sërish Prognin dhe Elvis Kovaçin. Mirëpo, 6 minuta para fundit, Hoxhaj rihap ndeshjen me golin e dytë për pukjanët.

Tërbuni kërkon me ngulm barazimin, por tropojanët nuk lejojnë më prekjen e rrjetës. Gjithçka mbyllet 3-2 dhe me një nervozizëm të madh, teksa miqtë kontestuan vendimet e arbitrit kryesor, Xhuljo Bacaj. Pas tri javësh kampionat, Valbona kryeson me pikë të plota, ndërsa Tërbuni është i gjashti.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"