Start i mirë pas rikthimit te Laçi, Gentjan Mezani e nis me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 8:17

Start i mirë pas rikthimit te Laçi, Gentjan Mezani e nis me fitore

Gentjan Mezani e ka nisur eksperiencën e tij të dytë në krye të Laçit me një fitore 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Pezë kundër Burrelit. Përballja me skuadrën që militon në Kategorinë e Parë është vendosur që në minutën e 10-të falë golit të shënuar nga mesfushori nigerian, Majkëll Babatunde, i cili goditi nga jashtë zonës dhe e gjeti të papërgatitur portierin matjan. Më pas loja ka qenë e ekuilibruar, teksa nuk munguan as rastet për shënim nga Burreli.

mEZANI

Trajneri Mezani provoi të gjithë lojtarët, ndërsa ra në sy mosaktivizimi i Mentor Mazrekajt, i cili u pa të stërvitej i diferencuar. Duke qenë se kapiteni do të jetë mungesë e sigurt për Laçin në transfertën e javës së 13-të ndaj Bylisit për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit kundër Egnatias, stafi mendoi që ai të qëndronte pushim në këtë miqësore.

Ky takim i vlejti shumë edhe Burrelit, në kuadër të javës së 11-të të kampionatit, ku pret Korabin në shtëpi. Trajneri matjan, Renato Hoti, pavarësisht humbjes së pësuar, është i kënaqur me lojën. “Ishte një ndeshje me ritëm dhe me grintë nga të dyja ekipet. Pavarësisht atij goli aksidental me një gjuajtje nga larg, ekipi në këtë ndeshje u shfaq mirë në fushë dhe mbi të gjitha tregoi forcë karakteri. Kjo më bën optimist për të ardhmen e këtij ekipi”, ka thënë Hoti pas ndeshjes për gazetën.

MARTIN DEDAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"