Spektakël pa fitues në Fushë-Krujë/ Ndreu: Na penalizoi fusha; Rodriguez: Një pikë na bëri mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 21:57

Spektakël pa fitues në Fushë-Krujë/ Ndreu: Na penalizoi fusha; Rodriguez: Një pikë na bëri mirë

Kastrioti dhe Apolonia kanë ndarë nga një pikë mes spektaklit në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Në një 90- minutësh mjaft luftarak, ku përveç dy golave, të dyja ekipet kanë pasur raste të pastra për shënim, me miqtë që i shkuan më afër fitores.

KASTRIOTI APOLONIA

Kastrioti ndau pikët me Apoloninë, teksa pas ndeshjes, trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu, u shpreh se barazimi ishte rezultati i drejtë:

ramadan ndreu

“Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, sepse edhe Apolonia ka një skuadër të mirë. Megjithatë, patëm mundësinë të shënonim golin e dytë në pjesën e parë dhe rezultati do të mbyllej, por ky është futbolli. Ndoshta na penalizoi pak edhe fusha, pasi nuk ishte në gjendje të mirë. Gjithsesi, mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë. Përgëzoj edhe Apoloninë, sepse ka kualitet si skuadër. Nëse lojtarët e mi do të vazhdojnë me këtë ritëm, do të jemi shumë në rregull”, përfundon për gazetën, Ramadan Ndreu.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Apolonisë, spanjolli Jeraj Rodriges, u shpreh në një prononcim për gazetën:

Rodriges

“Apolonia futet në fushë gjithnjë për të fituar. E dinim se ishte një rival i vështirë dhe pak agresiv, por hymë në fushë për të fituar. Një pikë mund të them se na bëri mirë, sipas ndeshjes së zhvilluar, edhe pse kishim ardhur për tri pikë, do të shikojmë përpara”, tha trajneri i Apolonisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"