Spektakël në çerekfinale, mësoni dy çiftet gjysmëfinaliste për Kategorinë Superiore U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2021 | 17:24

Spektakël në çerekfinale, mësoni dy çiftet gjysmëfinaliste për Kategorinë Superiore U-17

Janë luajtur ditën e djeshme dhe sot, ndeshjet çerekfinale për Kategorinë Superiore U-17. Tetë skuadrat më të mira të grupeve A dhe B, u përballën mes tyre në fazën “play off” dhe tashmë kemi dy çiftet gjysmëfinaliste.

U-17

Shkëndija e Tiranës, e cila mposhti Vorën minimalisht dhe Akademia që triumfoi ndaj Tiranës, është njëri prej çifteve në gjysmëfinale.

Ndërkohë çiftit tjetër gjysmëfinalist është Internacional Tirana-Apolonia. Kryeqytetasit mposhtën pastër 5-1 rivalët e Football Republic ndërsa fierakët thyen Shënkollin 4-2.

Dy sfidat gjysmëfinale, Shkëndija Tiranës-Akademia Futbollit dhe Internacional-Apolonia, do të zhvillohen këtë fundjavë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"