“Meksiko 1968”, gjysmëshekulli nga Olimpiada që ndryshoi botën e sportit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 22:02

“Meksiko 1968”, gjysmëshekulli nga Olimpiada që ndryshoi botën e sportit

N ga tentativat për bojkotim, refuzi mi për t’i zhvilluar, tensioni politik global, nga hera e parë me tartan e doping, te revolta e Smith e Karlos, kërcimi i paparë as në TV i Bob Bimen, te Fosburi Flop, që amerikanët e mbajtën sekret dhe martesa live në një aktivitet të pesë rrathëve olimpikë. Është quajtur Olimpiada e Vjeshtës, pasi në atë periudhë u zhvillua. Vendimi që Lojërat Olimpike të organizoheshin në Meksikë u mor në një kongres të CIO-s në Gjermani, në tetorin e vitit 1963. Kandidatë ishin SHBA, madje presidenti Xhon Kenedi garantoi personalisht një kontribut të madh në organizimin e tyre në Detroit, në kryeqytetin e automobilave, por as Buonos Aires e Lioni nuk mundën të fitonin.

RD_Mex68March

Kjo e fundit, edhe për faktin se qeveria franceze dëshironte zhvillimin e tyre në Paris. Problemi kryesor ishte lartësia mbi 2800 metra, që, sipas specialistëve, krijonte vështirësi në frymëmarrje dhe aktivitetet fizike. E megjithatë, aty jetonin miliona njerëz dhe për më tepër, që i ka bërë të heshtin të gjithë, kur me 10 tetor, dy ditë para fillimit të Olimpiadës, çiklisti danez Ole Ritter vendosi një rekord të ri të orës, pikërisht në qytetin e Meksikos. Ndërkohë, situata politike ishte dramatike, kur disa ditë para fillimit ushtria meksikane ka shtypur me gjak protestën studentore në Sheshin e “Tre Kulturave”, ku pati 40 të vdekur, duke krijuar një atmosferë të rëndë, që vuri në dilemë organizatorët për zhvillimin e Olimpiadës, madje u diskutua edhe transferimi i saj në një shtet tjetër. Është viti i majit francez, por edhe i vrasjes së Martin Luther King, të Robert Kenedit, të ashpërsimit të luftës në Vietnam, të atentateve në Lindjen e Mesme, të masakrave në Biafra dhe të tankeve ruse që futen e pushtojnë Pragën. Dhe sporti nuk mund të qëndronte indiferent e nga shumë shtete pati tentative për t’i bojkotuar.

1200px-Exèrcit_al_Zócalo-28_d'agost

Sidoqoftë, ato zhvillohen dhe më 12 tetor, me mbërritjen e flakës olimpike, jepet starti, ndërsa mbyllja zhvillohet më 27 tetor. Marrin pjesë 112 shtete, 5516 atletë, 4735 meshkuj e 781 femra në 19 disiplina sportive. Garat u zhvillu- “Meksiko 1968”, gjysmë shekulli nga Olimpiada që ndryshoi botën e sportit Cilët ishin rekordmenët që u martuan aty apo që i shpenzuan paratë duke blerë nga 7 televizorë Grushti i mbledhur në podiumin e “panterave” tronditi botën an në Stadiumin Olimpik Universitar dhe në rivalitetin historik midis dy superfuqive, SHBA fitoi 45 medalje ari, 28 argjendi e 34 bronzi, ndaj 29/ 32/ 30 të Bashkimit Sovjetik.

Nga tartani, dopingu dhe martesa në Olimpiadë

Lojërat Olimpike të “Mexico 1968” do të kujtohen edhe për disa ngjarje të rëndësishme sportive. Për herë të parë në konstruksionin e pistave të vrapimit dhe kërcimit, u aplikua dhe u përdor një material i ri sintetik: tartani. Si veçori, ai nuk deformohet dhe ruan një elasticitet të madh e të konsiderueshëm që i jep mundësi sportistit të garojë pa humbur asgjë, kjo falë materialit që nga tartani transmetohet te forca e këmbëve. Gjithashtu, “Lojërat Olimpike 1968”, do të kujtohen edhe për faktin se për herë të parë në historinë e përdorimit të dopingut në një olimpiadë, zbulohet sportisti i pantatlonit, Hans Gunnar Liljenvall, që bashkë me atletët e tjerë të skuadrës, përjashtohen, sepse, pas garës individuale në gjuajtje me pushkë, iu gjet gjurmë substance e ndaluar, mbi limitet e lejuara. Pastaj “Të martohesh në Olimpiadë”, ishte një tjetër eveniment surprizë. Një ditë para mbylljes, e konsideruar princeshë, çekosllovakja Vera Çaslavska, që fitoi të gjitha të artat e mundshme në gjimnastikën artistike, zgjodhi qytetin e Meksikos dhe jo Pragën për t’u martuar me bashkëqytetarin, atletin Jozef Odlozil, që u prit mirë nga meksikanët.

tlatelolco-massacre-1

Olimpiada e befasive

Ky ishte rasti i parë që Lojërat Olimpike organizoheshin në një qytet latinoamerikan. Lojërat Olimpike “Mexiko 68” janë të parat Lojëra Olimpike të transmetuara drejtpërdrejt në televizion. Në zemrën e shumë amerikanëve kishte dhimbje për vrasjen pak kohë më parë të Martin Luther King dhe për muaj atletët me ngjyrë mendonin t’i bojkotonin ato. – Në tri edicione të kaluara ka marrë pjesë si një skuadër e unifikuar; në këtë Olimpiadë, për herë të parë, Gjermania garon me dy skuadra të ndara, ajo Perëndimore dhe ajo Lindore. Kjo, pra, ishte Olimpiada e debutimit të RDGJ-së, e teta me medalje të fituara në mbyllje. – Për notin flitet më pak se atletika. Lidhur me problemin e frymëmarrjes, edhe maskat e oksigjenit aplikohen më pak në pishinë se në stadium. – Kjo ishte olimpiada e shpërthimit të atletëve kenianë në garën e gjysmëthellësive, duke regjistruar kohë të paimagjinuara deri atëherë. – Në disiplinat e kërcimit së gjati dhe në trehapësh, në stadiumin Olimpik, u arritën vlera maksimale në aspektin njerëzor, ku, në pak orë, u thyen gjashtë herë rekordet botërore. – Në garat e notit për meshkuj, notarët amerikanë fituan dhjetë nga 16 medaljet e arit, por pa mundur të triumfojnë në ato më prestigjiozet, 100 m e 200 m stil i lirë, që u fituan nga australiani Michael Venden. – Në stilin shpinë ishte gjermano-lindori Roland Matthes, fitues në 100 m e 200 m. Olimpiada “Mexico 68” shfaqi një fenomen të ri: Perfeksionizmin shtetëror të praktikuar në Europën Lindore, kur administrata shtetërore ose ushtarake ndihmonte atletët, duke i shpërblyer sakrificat, fitoret dhe medaljet e duke u krijuar kushte shumë më të mira. Edhe kjo pati diskutim sepse u cilësuan nga një pjesë si vendime jo të drejta në raport me atletët amatorë, që financoheshin kryesisht nga familjet e tyre. – Gjesti i dy sprinterëvë amerikanë u adaptua edhe nga gjimnastja çeke Vera Caslavska, që në podium, bashkë me sovjetiken Larisa Petri, refuzoi të shihte flamurin e të ndiqte himnin e BSsë, duke mbajtur kokën ulur si shenjë proteste. – Një rezultat të jashtëzakonshëm regjistroi hedhësi i diskut, amerikani Al Oerter, që fiton për të katërtën herë radhazi, ndonëse pa qenë favorit në vigjilje të garave dhe jo i vlerësuar nga ekspertët. – Boksi amator në olimpiada është i lidhur me tre protagonistë: Në 1960, Kley; Frezer në 1964 dhe Foreman në Olimpiadën e ’68-ës. Për t’u ndeshur më vonë në boksin profesionist me sfidat epokale: Klei-Frezer; FrezerForeman dhe Klei-Foreman. – Italiani Xhiuzepe Xhentile, gjatë garave kualifikuese në kërcimin trehapësh, regjistron rekord botëror me 17.10 m. Në finale, një ditë më vonë, rekordi i Xhentiles do të thyhet nga braziliani Nelson Prudencio, me 17.27, dhe më pas nga sovjetiku Viktor Sanaev, me 17.39 m. – Gjimnasti japonez Akinori Nakayama fiton katër medalje në unaza, paralele, hekur dhe me skuadër. – Tomi Smith është i pari atlet botëror që zbret poshtë 20 sekondave në garën e 200 m. -Për herë të parë, pishtari u mbajt nga një grua, meksikania Enriqueta Basilio. – Atleti amerikan Le Eduars Evans, i specializuar në 400 m, fiton dy medalje ari në Olimpiadën e Meksikos dhe rekordi tij në 400 m ka rezistuar nga viti 1968 deri më 1988.

0-0M-68

Bob Bimen, fluturimi i paparë as në TV

18 tetor 1968, në pedanën e kërcimit së gjati paraqitet një atlet amerikan, me numrin 254 në fanellë, Robert “Bob” Bimen quhet. I lindur në Nju Jork, më 26 gusht 1946, shtatlartë 191 cm dhe 71 kg. Ka një karrierë si basketbollist, por ajo që e dalloi ishte kërcimi së gjatë, një talent natyral në këtë disiplinë. Ndërsa bëhet gati për të kërcyer, shpërthen një stuhi dhe pedana e lagur si dhe era e fortë, bëri të dështojnë në provën e parë japonezi Yamada, xhamajkani Brooks dhe gjermani Baschert. Bimen është i katërti në listën e kërcimit. Një vrapim i shpejtë, batutë milimetrike, shkëputje nga toka dhe një fluturim i gjatë pa fund, disa lëvizje duarsh si lopatat e një varke apo kërcimi i një kanguri dhe rënia në rërë. Menjëherë konstatohet që amerikani ka kryer një kërcim të madh. Ora është 15:24, ditë e premte. Arbitrat provojnë të matin distancën, por aparaturat që disponojnë i kanë deri në 8.60 m limitin. Kërkohen matës të emergjencës, dekametër quhet, por, për ta gjetur, nuk ka kohë, sekondat kalojnë, pritja duket orë. Dhe arbitrat kanë vendosur të aplikojnë matjen tradicionale me metrin metalik dhe më në fund, në tabelën e shkëlqyer me drita, shkruhen numrat e pabesueshme: 8.90 m! Rekord i ri botëror, 55 cm mbi atë aktualin. Një britmë e zgjatur vjen nga tribunat që zgjohen, ndërsa Bob Bimen ende nuk ka kuptuar gjë. I mësuar që matjet në qytetin e tij bëhen me këmbë, nuk e ka kuptuar shifrën e shfaqur në tabelën pranë pistës ku kishte rënë.

_90577538_237fa4f9-48b8-4a90-a044-ac233f78c06b

Ka qenë Ralf Boston, që i thotë së kishte kaluar diçka më shumë se 29 këmbë amerikane e që pas saj ai fillon të kërcejë si një i çmendur, duke rënë në krahët e mikut të ngushtë dhe pastaj ulet të puthë pistën, ndërsa ka filluar të bjerë një shi i rrëmbyeshëm dhe të jetë ftohtë. Rekordi i mëparshëm i takonte sovjetikut Igor Ter Ovanesian, me 8,35 m. Por, fluturimi nuk u pa nga shumë spektatorë në stadium, pasi në atë moment ishin pamje që vinin e shkonin me atletë që do të konkurronin në garat e tjera, duke larguar vëmendjen e tyre nga pedana e mrekullisë dhe për këtë arsye nuk ekziston asnjë pamje filmike televizive. Me rikthimin nga Meksiko, Bimen vazhdoi universitetin. Mendoi se mund të kalonte në profesonizëm, por për arsye fizike (mbipeshë), më pas për të nuk pati interesim nga askush. Për të kaluar këtë situatë pesimiste, ai bleu shtatë televizorë, 32 palë këpucë dhe një “Cadillac” të kuq, duke i konsumuar të gjithë paratë e fituara. Megjithatë, nis të stërvitet për Olimpiadën “Mynih ’72”, por diçka nuk funksiononte në kërcimet e tij, veçanërisht me këmbën e djathtë, ajo që i kishte dhënë fluturimin në ’68-ën dhe, i detyruar, batutën e bënte vetëm me të majtën. Duke mos arritur normën olimpike, skuadra amerikane niset për në Mynih pa Bob Bimenin. Në vitet që do të vijojnë vazhdon të kërcejë, por pa mundur të kalojë as distancën 8 m. Nga llogaritjet e bëra nga specialistët vite më vonë, është konstatuar se për të arritur rezultatin e Bob Bimenit duhet t’i vrapoje 100m në 9,4?, 200 me 16,97?, 400 m në kohën 37,23? dhe në kërcim trehapësh të arrije largësinë 18,15 m. Ndërkohë, duhet të kalojnë 23 vite që rekordi i Bimen të thyhet, kur me 30 gusht 1991, fillimisht Karl Ljuis e pas tij Mike Powell do të kërcejnë 8,91 m e 8,95 m në Kampionatin Botëror në Tokio. Por, edhe pas gjysmë shekulli, kërcimi i Bob Bimenit do të mbetet një rekord olimpik ende i pathyer, rezultati i dytë botëror më i mirë i të gjithë kohërave dhe, nga revista “Sports Illustrated”, është vlerësuar si një nga pesë momentet më të mëdha të shekullit XX. Edhe pse në vitet që vijuan gara pësoi progrese të vazhdueshme, e gjithë bota sportive e kujton kërcimin e Bimenit, atë të 18 tetorit 1968, si ndër sensacionet më të mëdha, një “Everest” që i rezistoi kohës, si kërcimi më fenomenal botëror me largësinë 8.90 m, arritur nga Bob Bimen, një zezak amerikan në kërcimin së gjati.

images

“Fosbury flop”, si revolucioni kopernikian

Qyteti i Meksikos, mbrëmje, 20 tetor 1968… Vetëm dy ditë kanë kaluar nga kërcimi fantastik i Bob Bimenit, 8.90 metra, por kjo është olimpiada e surprizave. Në kërcimin së larti, një 21- vjeçar amerikan nga Portland (Oregon), shtatlartë 190 cm, nuk kërcen si gjithë të tjerët, por ai do të triumfojë me një stil të ri, duke e kaluar stekën, jo me gërshërë, as barkush, por me shpinë, për t’i lënë të gjithë me gojë të hapur. Një stil i thjeshtë, por befasues, një revolucion kopernikian do të konsiderohej. Ky djalë quhet Richard Douglas “Dick” Fosburi, i lindur në mars të vitit 1947 dhe nga ajo ditë ai kërcim do të quhet “kërcimi Fosburi”. Fillimisht, ai tërheq vëmendjen, duke fituar Kampionatin e NCAA dhe duke siguruar kualifikimin për në Olimpiadë, ndonëse “Fosbury flop”, është mbajtur sekret gjatë garave kualifikuese nga federata amerikane, pasi janë vitet e Luftës së Ftohtë dhe kjo “shpikje” mund të ishte zbuluar nga sovjetikët që kishin mbetur mbrapa në kërcimin tradicional. Vetëm në qytetin e Meksikos, ata dhe spektatorët zbuluan “Fosbury”-n, që fillimisht u pa si kuriozitet, por i admiruar në finale kur fitoi medaljen me rekord të ri olimpik 2.24 m. Fosburi e kishte studiuar këtë teknikë, që në të kaluarën është përdorur nga Bruce Quande, një ndër të harruarit e historisë sportive. Duke punuar, ai mundi ta perfeksiononte këtë stil kur ishte në shkollën e mesme, me nxitjen e trajnerit të parë, Dean Benson. Ky i fundit ka nxitur ta eksperimentojë teknikën e re, i bindur për mënyrën natyrale që kërcente Dick. Për të ardhur te pasditja e 20 tetorit, ora shënonte 17:20 dhe në lojë ishte medalja e artë në kërcimin së larti për meshkuj. Në garë kanë mbetur sovjetiku Valentin Gavrilov dhe dy amerikanë, Ed Caruthers dhe Dick Fosbury, të tre për herë të parë përballë, në luftë për medaljen olimpike. Por Fosbury ka një “as” nën mëngë, të cilin e zbulon pikërisht në këtë Olimpiadë. Me bluzën e SHBA, numrin 272, pritet të kërcejë Dick Fosbury. Ai paraqitet te pedana, i përqendruar, me një këpucë me ngjyrë “tjetër”. “E djathta – thotë, – më jepte një shtysë drejt lartësisë, ndryshe nga një tjetër tip këpuce”. Ai fillon të vrapojë, bën një hark të lehtë dhe fluturimi me një gjest akrobatik duke hapur krahët, ngjitet mbi stekë me shpinë dhe me shpejtësi bie pa harruar të mbledhë këmbët. Një botë e tërë është shtangur. Steka është vendosur në lartësinë 2 metra e 22 cm. Fosburi nuk ka kryer asnjë gabim, ndërsa Caruthers e kalon me provën e dytë, ndërsa Gavrilov është eliminuar. Në lartësinë 2. 24m, si Caruthers, edhe Fosbury, gabojnë në dy kërcimet. Në të tretën, ndërsa Caruthers kapitullon, duke mbajtur frymën gjatë vrapimit prej tetë hapash, Dick e ka kaluar stekën në mënyrë befasuese dhe 80 mijë spektatorët në atë mbrëmje magjike vjeshte të 1968- ës kanë shpërthyer në një duartrokitje të gjatë, pasi lartësia rekord është 2 metra e 24 centimetra. Medalje e artë dhe rekord olimpik për atletin nga Portland, që ende nuk e di akoma se ka ndryshuar dhe ka revolucionarizuar një disiplinë sportive, duke u bërë një dhuratë të madhe novatorëve. Jemi në vitet kur kërcehet me barkush, një metodë e vjetër që nga 1912 e të kërceje një tjetër stil, aq më shumë në një olimpiadë, askush nuk e kishte menduar. Përveç njërit: Dick Fosbury, që deri në atë kohë nuk kishte pasur një karrierë të rëndësishme. Pasi mori medaljen e artë, iu kushtua aktivitetit me të cilin ishte i lidhur: librave, profesionit si inxhinier. Fosbury u tërhoq në vitin 1972, duke mos u kualifikuar për në Olimpiadën e Munihut. Në vitin 1981 është zgjedhur në Natioanal & Track dhe Field Hall of Fame. Tashmë, ditët e qytetit të Meksikos, për Disk Fosburin, janë vetëm një kujtim, dhe, sipas tij, për të fituar, mjafton pak talent, ndërsa një diplomë ka vlerë më të madhe se paratë e fitoret. Një histori kjo që tregon se librat për të kishin më vlerë se këpucët më thumba. Në atë fillim stili Fosburi u kritikua, por në harkun e pak viteve u konsiderua stili që revolucionarizoi kërcimin së larti. Nga Moska, Valeri Brumel e vlerësoi pa të ardhme, por më pas të gjithë e adaptuan, përfshirë edhe ata sovjetikë. Edhe sot, pas 50 vitesh, ai kërcim është konsideruar si kërcim spektakolar “me fytyrë nga qielli”.

3207837-56a48d4b5f9b58b7d0d7821e

Tomi Smith, John Carlos, dita e grushtit të mbledhur

17 tetor, është finalja e 200 metrave dhe në start janë sprintieri Tomi Smith, 24 vjeç, nga Teksasi, favorit, të cilin për nga shpejtësia të gjithë e thërrisnin “Jet”, si dhe John Carlos, 23 vjeç, nga Harlem i Nju Jork. Një shkarkim adrenaline që zgjat vetëm 20 sekonda dhe në tabelën e ndriçuar të stadiumit vjen verdikti: I pari Smith me rekord të ri botëror, 19.83, i dyti australiani Peter Norman dhe i treti Carlos. Në momentin e ceremonisë, dy atletët afroamerikanë ngjiten në podium këmbëzbathur, vetëm me çorape, me një palë tuta të zeza, ndërsa Smith ka edhe një shall të zi, ndërsa Karlos e ka të hapur tutën. Sapo fillon himni, dy atletët ulin kokën dhe ngrenë grushtin lart, si shenjë proteste të trajtimit të zezakëve në Amerikë. Grushti është i mbledhur me një dorezë të zezë. Dorezat duhet ishin për të dyja duart, por Carlos e ka harruar njërën palë në fshatin olimpik dhe për këtë arsye i kanë ndarë; zgjidhje e sugjeruar nga Norman, që refuzon të marrë pjesë në këtë protestë. Imazhi ishte i fortë, tronditës dhe në pak orë lajmi u përhap në të gjithë botën. Ky mbetet si rasti i vetëm në historinë sportive të një gjesti të tillë gjatë garave olimpike. Me mbarimin e himnit, sportistët janë vërshëllyer nga publiku, ndërsa Avery Brubndage, presidenti i KO Ndërkombëtar, ka marrë vendimin për t’i përjashtuar të dy nga Fshati Olimpik. Me t’u kthyer në Amerikë, për të ka deri kërcënime për vdekje, duke i detyruar të braktisnin sportin, për të vazhduar me futbollin amerikan e stërvitur atletët e ardhshëm. Vetëm në vitin 2008, nga “Espy Awards”, i është rinjohur kontributi, meritat si dhe kurajë për çfarë bënë. Edhe për atletin Norman, nga media e federata australiane, pati një qëndrim të ashpër, duke mos e lejuar të merrte pjesë në Lojërat “Mynih 1972”. Në tetor të vitit 2016, në moshën 64- vjeçare, Peter Norman vdes nga një infarkt dhe Smith e Karlos udhëtojnë nga Amerika për në Melburn, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Ìåõèêî. XIX Îëèìïèéñêèå èãðû. Íà ñíèìêå: âî âðåìÿ çàêðûòèÿ Îëèìïèàäû èäåò ñîâåòñêèé çíàìåíîñåö Ëåîíèä Æàáîòèíñêèé. Ôîòî Âèêòîðà Øàíäðèíà è Ñåðãåÿ Ïðåîáðàæåíñêîãî /Ôîòîõðîíèêà ÒÀÑÑ/.

methodesundaytimesprodmigrationwebbin93aaa174-13a4-4b01-b22c-9c4f3dab0409Shtypi shqiptar, reagon gazeta “Sporti”

Atletët zezakë kundërshtojnë dallimin e egër racial të Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Në një njoftim të ATSH-së, publikuar në “Sporti”, lexuesit informohen se: “Gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike, një numër i madh atletësh zezakë shprehën zemërimin e tyre të thellë kundër dallimit të egër racial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bob Bimen, Ralf Boston, Tomi Smith, Xhon Karlos, ngritën zërin e tyre të fuqishëm të protestës dhe nuk u frikësuan nga reprezaljet e krerëve racistë të ekipit olimpik amerikan, të cilët vendosën t’i përjashtojnë ata nga ekipi amerikan”.

Olimpiada, edhe në pullat shqiptare

Një aktivitet i përmasave botërore, Olimpiada e “Meksiko ’68”, në vigjilje të tyre është pasqyruar edhe në një cikël me pulla shqiptare, të publikuara në shtator të 1968-ës. Një traditë e hershme kjo. Një seri me 6 të tilla me dhëmbëza ka një tirazh 85 mijë copë, ndërsa ajo pa dhëmbëza e ka më të ulët, deri në 15.000 copë. Bashkë me serinë është edhe një pullë e madhe simbolike me përmasa 90×82 mm, ku në qendër ka stadiumin Olimpik të Meksikos. Në pullat, të gjitha me ngjyra, janë reflektuar disa sporte, si atletika, garat me kuaj, futbolli, gjimnastika, noti.

UVIL ZAJMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"