Spanja përforcohet para Europianit, rekordmeni më i ri i Champions do t’u bashkohet rivalëve të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 21:23

Spanja përforcohet para Europianit, rekordmeni më i ri i Champions do t’u bashkohet rivalëve të Shqipërisë

Futbolli spanjoll në vitet e fundit po përgatit një brez të ri lojtarësh me shumë të ardhme, të cilët kanë shfaqur që në moshë të re aftësi të jashtëzakonshme duke luajtur në nivelet më të larta. Dhe përfaqësueses së Spanjës shumë shpejt do i bashkohet një lojtar që shumëkush e cilëson si qendërmbrojtësin e të ardhmes.

kubarsi

Pau Kubarsi ka djegur të gjitha etapat dhe që në moshën 17-vjeçare, është bërë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, duke lënë mbresa në kampionat e tashmë edhe në Ligën e Kampioneve. Në fitoren 3-1 ndaj Napolit, mbrojtësi ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij duke ndihmuar katalanasit të kalonin në çerekfinalet e turneut, teksa ai vetë vendosi një rekord.

Kubarsi u bë në moshën 17 vjeç e 50 ditë, lojtari më i ri që debutonte në Ligën e Kampioneve direkt në fazën me eliminim të turneut. Një arritje jo e vogël për një futbollist i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të përfaqësueses, Luis De La Fuente.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se emri i Kubarsi është përfshirë në listën e trajnerit për miqësoret e muajit mars të Spanjës, pasi trajneri dëshiron ta shohë nga afër lojtarin dhe ta bëjë që tani pjesë të grupit qo po planifikon të grumbullojë në Europian, i bindur se një mbrojtës i tillë mund t’i shërbejë shumë në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"