“Spanja na gënjeu me fitoren 7-0, e merituan të eliminoheshin”, Bushi: Nuk luhet me Gavin dhe Pedrin, duhen lojtarë të fuqishëm si… Paketa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 23:17

“Spanja na gënjeu me fitoren 7-0, e merituan të eliminoheshin”, Bushi: Nuk luhet me Gavin dhe Pedrin, duhen lojtarë të fuqishëm si… Paketa

I ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24”, të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, foli për sfidat e ditës së sotme ku Maroku dhe Portugalia siguruan një biletë për në fazën çerekfinale. Ndër të tjera trajneri kryeqytetas u shpreh:

bushi

“Marokun nuk e kam parë shumë, por më ka pëlqyer shumë si vendoset. Spanja ishte shumë e re për të qenë kampion bote. Nuk ka më shans të luash tiki-taka, të luash me Gavin, Pedrin, duhen lojtarë të fuqishëm për të dalë kampion bote.

Duhen Paketa, Kasemiro, Rabio. Spanja mund të ketë një të mirë për vitet e ardhshme. Spanja na gënjeu me atë fitoren 7-0. I mungoi një driblues. Maroku shumë i fortë, 100 % meritë e trajnerit. Spanja e meritoi të eliminohej”, u shpreh Alban Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"