Spaleti nuk e heq mendjen nga Shqipëria; Në momentin aktual është ndër ekpet më në formë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 23:02

Spaleti nuk e heq mendjen nga Shqipëria; Në momentin aktual është ndër ekpet më në formë

Italia përballet me Shqipërinë në ndeshjen e saj të parë në EURO 2024 dhe për trajnerin Luçiano Spaleti, kjo nuk duhet të shihet si ndeshja ndaj skuadrës e cila në letër është më e lehtë se Spanja e Kroacia. Tekniku i Italisë, ka deklaruar për mediat në vendlindje se nuk duheshin nënvlerësuar kurrsesi kuqezinjtë.

spaleti

“Duke dalë nga vazo e katërt, jemi të ndërgjegjshëm dhe të përulur se kemi shumë skuadra përpara. Duhet punuar me shpejtësi, duke parë grupin që ra, edhe më shpejt.

Nëse flasim për tani, Shqipëria është një nga skuadrat më në formë nga të gjitha. Në momentin aktual, Shqipëria është një skuadër që di të rreshtohet mirë në fushë. Kjo periudhë kohore mund të ndryshojë pak gjërat, por për shkak të mënyrës se si mbërritëm këtu, jemi ne ata që duhet të tregojmë menjëherë që kemi një reagim shumë të fortë”, tha Spaleti para gazetarëve italianë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"